Internet në ajër

Operatori gjerman i telefonisë mobile Deutsche Telekom ka njoftuar se në bashkëpunim me kompaninë ajrore Lufthansa dhe Panasonic Avionics ka arritur që suksesshëm të zgjerojë shërbimin e vet të internetit në aeroplanë.Shërbimi i emëruar FlyNet u mundëson përdoruesve qasje të pakufizuar në internet gjatë fluturimit me anë të rrjetit WiFi brenda aeroplanit (zhvillohet që dhjetë vite dhe në fluturime të caktuara ka qenë në dispozicion edhe më herët). Lidhja drejt internetit realizohet me anë të satelitit, e përdoruesve u është mundësuar shpejtësia e bartjes së dhënave deri në 5 Mbit/s.

Për parapaguesit e Deutsche Telekom çmimi i qasjes është 1.79 euro për 10 minuta shfrytëzim, derisa të gjithë tjerët mund të paguajnë me shfrytëzimin e kartelës së kreditit, me anë të operatorëve telekomunikues nëse kanë marrëveshje për WiFi roming Deutsche Telekom apo shfrytëzimin e miljeve shpërblyese nga programi Miles & More.

Çmimi standard me anë të kartelës së kreditit është 10.95 euro për orë, respektivisht 19.95 euro për 24 orë të cilat përdoruesit mund t’i shfrytëzojnë edhe në fluturimet tjera të Lufthansas të cilat mbështesin shërbimin FlyNet si dhe në sallonet e aeroportet e kësaj kompanie ajrore.

Aktualisht FlyNet ofrohet në fluturimet e përzgjedhura të Lufthansas mbi Atlantikun verior, e deri në fund të këtij viti do të duhej të ofrohej në pothuajse të gjitha fluturimet e Lufthansas në relacione të gjata.

 

Author: admin