Vetëm një javë pasi që Microsoft ka publikuar versionin e shfletuesit të saj, IE9 Candidate, përdoruesit e saj kanë bërë më shumë se dy milionë shkarkime.Versioni më i ri i shfletuesit IE9 RC është lansuar më 10 shkurt në San Francisko, ndërsa ky është versioni preliminar para lansimit të versionit zyrtar i cili do të paraqitet online.
Sipas Microsoft, thuhet se në versionin e ri të shfletuesit të saj ka përmirësime në performancën e JavaScript, ndryshime në grafikë dhe risi të tjera të cilat janë mirëpritur nga përdoruesit e saj.
Mirëpo, Microsoft ende nuk ka bërë të ditur asnjë detaj lidhur me datën e lansimit të versionit final të këtij shfletuesit në internet.