Shoferi kinez i kamionit i shpëtoi vdekjes së sigurt pasi që automjeti i tij doli nga rruga, goditi barrierën e betonit dhe u rrokullis përtej barrierës mbi një urë të lartë.Falë gumave të shpërthyera dhe metalit të shtrembëruar afër rezervuarit, kamioni mbeti i varur për barrierën e betonit dhe u kthye mbrapsht, shkruan Telegraph.
Ekipet e shpëtimit e nxorën shpejtë shoferin në një vend të sigurt, pasi e dinin se metali dhe gomat do ta lëshonin kamionin. Pas kësaj kamioni ra në greminë nga lartësia mbi 60 metra.
Sipas dëshmitarëve, edhe ekipet e shpëtimit rrezikuan jetën, pasi kamioni pritej të binte në greminë në çdo sekondë.