Përveç muzikës dhe paraqitjeve të saj në këtë aspekt, këngëtarja Nora Istrefi thotë se një rëndësi të veçantë në këtë drejtim ka edhe veshja.Gjithnjë duket ndryshe nga prezantimi i saj paraprak, ndërsa përveç ideve personale për veshjet që ajo bartë, Nora shpesh konsultohet edhe me miqtë e saj, siç janë Flutura, Krenare Rugova e Valdrin Sahiti.
Si zakonisht edhe në paraqitjet e radhës, do të vijë me pak ndryshime, por jo t’ia teprojmë shumë. Zakonisht për veshjen time kujdesem vetë, por sigurisht që konsultohem edhe me të tjetër . Shumë nga paraqitjet e mija më ndihmojnë kolegët e mijë Valdrin Sahiti, Krenare Rugova , e Flutura” ka treguar Nora për “InfoPress”.
Istrefi, gjithashtu ka bërë me dije se me shumë qejf do të angazhohej edhe në profesion e saj si dezajnere, për çfarë edhe ka studiuar, por angazhimet në muzikë ia pamundësojnë një gjë të tillë.