Hajnat në qytetin Razgrad të Bullgarisë nga një dyqan për ushqim të shpejtë gjatë festës së Vitit të Ri kanë vjedhur 1.580 qebapë dhe qofte dhe i kanë siguruar vetes kënaqësi për këtë festë.Policia ka njoftuar se pronari 52 vjeçar e kishte mbyllur dyqanin e tij më 31 dhjetor, e kur e ka hapur sot ka marrë vesh se ishte plaçkitur.
Hajnat e pangopshëm nuk janë kënaqur vetëm me mishin e skarës, por me vete kanë marrë edhe 60 shishe birra dhe 24 kanaqe Coca Cola e Fanta, thuhet në njoftimin e policisë vendore.
Nga dyqani janë marrë edhe 33 levë (rreth 17 euro), e dëmi i shkaktuar vlerësohet rreth 500 euro.