Mbrëmjen e vitit të ri e ka kaluar me kolegët dhe fansat e saj në Kërçovë të Maqedonisë, në një natë tejet speciale. E ndërsa i kërkojmë të na bëjë një bilanc të asaj çka arritir në 2010, Genta në përgjigjet: “Ka qenë një vit me shumë angazhime, arritje, por edhe zhgënjime, për të cilat nuk është se ndihem keq.
Thjesht do të dëshiroja që rezultati i tyre, të ishte i drejtë, dhe jo i shitur”. Por, pavarësisht kësaj, Genta beson se 2011 do të jetë një vit i mirë, në të gjitha aspektet. Madje ajo dëshiron ta quajë 2011 si vitin e saj. “2011 është viti i Gentës. Shpresoj dhe besoj që do të punohet me më shumë rregullsi, por për më shumë do ia lëmë kohës”. Aktualisht është duke punuar për këngë të reja, si dhe është duke përfunduar studimet e saj të larta dhe albumin. Sa i përket 2011, Genta thotë se edhe ky vit e ka gjetur singëll megjithatë ajo shpreson që gjatë këtij viti ta gjejë mashkullin e saj.”Nuk mërzitem. Im a single lady, krenare e pavarur”, përfundon ajo. Bluetooth