Nëse për Facebook ndonjë vit do të jetë për tu mbajtur në mend, atëherë pritet që 2011 të jetë pikërisht viti i cili do ta bëjë historinë për rrjetin më të madh social në botë.Sipas parashikimeve, Facebook së shpejti do të arrijë numrin e anëtarëve në 600 milionë, ndërsa pritet që deri në fund të këtij viti kjo shifër të arrijë në 700 milionë përdorues aktiv.Duket se Facebook është i pandalshëm dhe i pa-arritshëm për konkurrentët e vet.Sot, nuk mund të imagjinohet interneti pa mundësinë për të kërkuar për informacione ose njerëz në të, siç ishte para një dekade. Më herët kjo mundësi vlente vetëm për përdoruesit profesional të internetit, apo ofruesve të këtij shërbimi të cilët ishin të vetmit që i kishin këto të dhëna.
Nuk ka asnjë dyshim se Facebook ka kaluar një rrugë të gjatë dhe të suksesshme për të arritur deri këtu, edhe pse ky rrjet social ende nuk ka arritur të depërtojë në Kinë dhe Japoni, mirëpo gjithsesi këto janë vendet në të cilat Facebook është duke u fokusuar gjithnjë e më shumë.
Me siguri, Facebook nuk e ka të njëjtin fokus edhe për përdoruesit shqiptar, pasi që rrjeti social ka depërtuar mjaft shumë në mesin tonë, dhe të gjithë ata që ende nuk e kanë një llogari në këtë rrjet social duhet ta dinë që Facebook është duke parashikuar që t’i ketë të gjithë brenda vetes, për të arritur sigurt deri tek shifra mbresëlënëse prej 700 milionë anëtarësh.