DAFINA: “Pom pëlqen”

Dafina Zeqiri është nga të rrallat artiste shqiptare që ndan dy jetë – atë të skenës, e çmendur, ekstravagante, provokuese, joshëse, sensuale dhe jashtë kutisë së magjisë që është vajza e thjeshtë, e historive të vogla njerëzore. Por si duket, asgjë nuk e veçon me mentalitetin e ndrojtur shqiptar, ndonëse jeta e saj rrjedh nga Suedia, vendin e lirive sensuale.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Foto: Arton Humolli

Sinqeriteti i saj na e bën intervistën edhe më reale, një hapësirë ku Dafina shpjegon aspektin e saj profesional, ashtu edhe atë sentimental..

Dafina, këto ditë, në bashkëpunim me reperin e grupit Skillz, Ledri Vulës keni lansuar videoklipi i këngës “Pom pëlqen”. Është një videoklip i jashtëzakonshëm me imazhe dhe ide të pa parë ndonjëherë në videotekën e industrisë muzikore kosovare… Na flisni pak për të…
…flas për vete, si kam qejf të dalë të kënaqem, pastaj si e shoh një ‘tip’, një djalë në diskotekë…e kështu me radhë.

Keni jetë personale në këngët tua?
Deri tani, jo… po në të ardhmen, do të kem ndonjë këngë.

Ju në tregun muzikor keni krijuar një “imazh” të mirë. Cila është strategjia juaj për të rënë më shumë në sy kundrejt këngëtarëve të tjerë?
Vetëm të jesh vetvetja. Jam e vetvetja, bëj çka kam qejf (si ne veshje dhe në këndim)…

Dihet se zemra juaj rrah vetëm për publikun. Çka është publiku për ju? Sigurisht ka raste kur publiku dëshiron të ngjitet në skenë për të të përqafuar dhe për të të dhuruar lule? Cila është Dafina jashtë skenës, si duket një ditë e rëndomtë e saj, nëse ka ditë bosh, ndonjëherë?
Publiku për mua është gjithçka; ata më nxisin të punoj edhe më shumë, ata mua më kanë popullarizuar. Por, edhe unë, kurrë, nuk do t’i zhgënjejë.
Jashtë skenës jam fare e thjeshtë, madje kur kam ndonjë ditë bosh, dëshiroj të shkoj në fitness, shoqërohem me shoqërinë time dhe familje…

Kur shikoheni në pasqyrë, cila është gjëja e parë që e mendoni?
Si ta nis ditën…

Nëse bukuria vjen nga brenda, me çka duhet kultivuar bukurinë e jashtme?
Me buzëqeshje dhe sjellje të mira me çdokënd.

Çka mund të të bëjë të qeshësh e çka të qashë?
Gjërat e mira më bëjnë të qesh, ndërsa të mërzitshmet, më bëjnë të qaj.

Po të mund të ndërroheshe me dikë vetëm për një ditë, cili do të ishte ai?
Ndonjë këngëtare e famshme botërore.

Çka nuk ua fal miqve, e çka meshkujve?
Tradhtinë dhe gënjeshtrat!

Çfarë është statusi yt emocional?
E lumtur, jam.

Je nga ato femrat që zgjedhin apo nga ato që presin të jenë të zgjedhura?
Unë, pres që të më zgjedhin të tjerët…

Cilat fjalë duhet patjetër t’i thotë mashkulli që ti të mbetesh pa fjalë?
Ah,… nuk e di.

Në dashuri më shumë e dëgjon zemrën apo mendjen?
Të dyja!

I beson thënies se femra është më e bukur kur është e dashuruar?
Jo, se besoj që ka kjo rëndësi…

Përse është më mirë të jesh femër sesa mashkull?
Hahaha, sepse pa ne, meshkujt jon 0.00!

Cilat karakteristika mashkullin e bëjnë frajer?
Kur është vetvetja, nuk ‘fryhet’.

Ç’është ajo që kurrë nuk do ta kuptosh te mashkulli?
Nganjëherë, mendimet e tyre. Pse nuk jon aq të mençur sa ne femrat?

Në cilën masë ndjek trendet e modës?
Sikurse muzikën, poashtu edhe modën e përcjelli shumë në TV, më pëlqen të shikoj ‘fashion’.

Femrat kryesisht problemet e tyre i shërojnë me shoping. Sa ndikon te humori yt blerja e gjërave të tilla?
Unë e dua shopingun shumë, sikur edhe çdo femër tjetër, besoj…por këtë e bëjnë edhe meshkujt.

Mendon se femrës gjithmonë mungon ajo që nuk e ka?
Po.

Cili stil i veshjes të pëlqen më së shumti te meshkujt?
‘Funky’, por ‘classy’.

Meshkujt shpesh thonë se kurrë nuk do ta kuptojnë përse femrat janë xheloze ndaj femrave të bukura, në vend se të jenë xheloze ndaj femrave të mençura. Ç’është ajo që ti kurrë nuk do ta kuptosh te gjinia më e fortë?
Femrat nuk xhelozojnë nëse ndonjë femër tjetër është shumë të bukur! Por, ndoshta, xhelozojnë kur i dashuri i tyre apo ndonjë tjetër, që ka femër, e shikon atë! Shumica e meshkujve nuk e shikojnë sa e ashtë femra e mençur, por a është seksi, ‘hot’, e bukur!

Çka ju shkon ndër mend kur shihni mashkullin të përlotur, a ju është joshës apo refuzues?
Normal, mendoj njëjtë si kur qajnë femra, poashtu edhe meshkujt refuzues! Varet se për çka qan.

Dini të pranoni fajin kur gaboni, kush kërkon falje i pari në shoqërinë tuaj?
Sigurisht që di ta pranoj, sespe edhe unë bëj gabime. Të gjithë ne bëjmë nganjëherë gabime. Unë, poqese e bej gabimin në shoqëri apo në lidhje, kërkoj falje!

Cila është ajo që më së vështiri e ke mësuar në jetë dhe për jetën?
Që të mos i besosh gjithkujt.

Me cilin sport merreni dhe me cilin sport do të dëshironit të merreshit?
Unë merrem me GYM, fitness… kur kam qenë më e re, kam luajtur shumë futboll dhe basketboll.

Cila është vetura më e preferuar për ju dhe cilën veturë e vozisni?
Unë bashkë me Krenarin e vozitim një BMW X6 për momentin. Ndonjeherë ia vjedhi veturën, hahaa.

Çka dëshironi më së shumti të bëni kur jeni në shtëpi?
Të shikoj FOX LIFE dhe të pi çaj të nxehtë!

Çka ju mungon më së shumti kur jeni larg nga shtëpia?
Shtrati im!

Arrini të ndani kohën për “wellness”, masazh…?
Vetëm kur e detyroj Krenarin me zor, të më bëj masazh, hhahah.

Si dukeni kur nuk gjendeni para kamerës dhe fotoaparatit?
Me ‘trenerka’, pa grim.

Ku gjendet fshehtësia e pamjes suaj seksi, sa kujdes i kushton trupit dhe fytyrës?
Kujdesem për veten, merrem me fitness, grimohem fare pak në jetën e përditshme… më pëlqen thjeshtësia.

Për çka do ta mbani mend vitin 2010 dhe çka dëshiron të të ndodhë në vitin 2011?
Do ta mbaj në mendje Australinë, suksesin tim në Video Fest dhe koncertet e mrekullueshme që i kam pasur! Edhe në vitin 2011, besoj, që do të më shoqërojnë sukseset, hitet e reja, etj.

Ju përshëndes të gjithëve, urime Vitin e Ri.

Author: admin