Reperi i ‘labelit’ GG Army, D.U.D.A, pritet që gjatë janarit të këtij viti të lansojë albumin e ri.Lajmin e albumit të ri pas shumë kohësh për reperin e njohur e konfirmoi reperi tjetër i këtij ‘labeli’, Mr. Safet, që për forumet online të repit ka pranuar se D.U.D.A është duke punuar në projektin e ri, i cili do të jetë në treg gjatë këtij muaji.Në ndërkohë, Mr. Safet konfirmoi se edhe ai do të lansojë shumë shpejtë albumin e tij të parë “Nënçmimi”.