Menaxherët e rrjetit të famshëm të restoranit amerikan “Mc Donalds” këtë radhë kanë zgjedhur këngëtaren Tuna Sejdiu për të qenë imazh kryesor në kampanjën për aktivitete humanitare, që do të zhvillohet për një kohë të gjatë në gjithë Maqedoninë. Nuk është e rastësishme që është zgjedhur ajo, pasi në Maqedoni emri i saj ka një efekt të madh pozitiv dhe si një nga këngëtaret më me zë në skenën muzikore, me një bagazh të madh suksesesh në karrierën e saj. Mbi të gjitha është njëra nga shqiptaret më të famshme në këtë vend të banuar me popullatë të përzier. Ditën që këngëtarja kishte qëndruar në Tetovë, më së shumti gëzoi fëmijët, të cilët ishin grumbulluar ta presin dhe përshëndesin atë. Pasi bëri shpërndarjen e ushqimit për të pranishmit, të cilët kishin ardhur special për Tunën, por edhe të rastit, këngëtarja dhuroi disa balona për fëmijët e pranishëm si dhe bëri disa foto me ta. Ishin disa momente emocionuese pasi i gjithë misioni i saj ishte humanitar dhe të gjitha mjetet e fituara do të shkonin si donacion për ndërtimin e klinikës së fëmijëve, në qytetin e Shkupit. Pasi mbaroi aktivitetin për disa orë me radhë, ajo u nis drejt Prishtinës, ku e prisnin disa xhirime për festat e fundvitit.
DUETI ME NORËN NUK REALIZOHET, ME DAFINËN gjithÇka ok
Këngëtarja për momentin nuk ka në plan realizimin e duetit me Norën. Edhe pse thuhej se kënga tashmë është gati me muzikë dhe tekst nga Linda Halimi, sipas Tunës kjo këngë nuk do të realizohet. “Duet me Norën për momentin nuk do të ketë”, theksoi shkurt këngëtarja, derisa sqaroi se intervista dhënë së fundi në media është keqinterpretuar shumë dhe se me këngëtaren tjetër Dafina Zeqiri po qëndron shumë mirë, gjë që është vërejtur edhe në disa evente më herët ku Tuna gjithmonë është parë e shoqëruar nga Dafina. Në lidhje me projektet e reja, këngëtarja së shpejti do të sjellë një hit të ri në duet me Getin, ndërsa ne po zbulojmë disa vargje ku këndon Tuna. “E dite se dite kallxom ku arrite, ti nuk e dite sa kom unë hite, kurr s’keni me ditë!!!”.