Walter Koenig, mashtruesi 61 vjeçar, do të mbahet mend në drejtësinë gjermane për fjalimin e tij.Pasi ishte arrestuar për vjedhje, ai u dënua me tri vjet e gjysmë burg. Në gjykatë ai dëgjoi me qetësi verdiktin, ndërsa më pas mori fjalën në gjykatë. Fjalimi i tij zgjati plot 14 orë, ndërsa tërë këtë e bëri me qëllim që ta shtyjë shkuarjen në burg. Të gjitha përpjekjet e avokatëve, prokurorit dhe gjykatësit për ta ndalë monologun e tij të pakuptimtë ranë në ujë. Koeing nuk u ndal së foluri.
Përpjekja e tij epike për t’i shpëtuar drejtësisë megjithatë dështoi dhe pas 14 orësh i sfilitur u largua nga gjykata dhe u dërgua drejtë e në birucë.