Reperët e njohur kosovarë, të cilët i takojnë studios “Baba Records”, Ledri Vula dhe Getoar Selimi, pritet që të lansojnë së shpejti në tregun muzikor një këngë kushtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Hardinajt.Lajmin e bën të ditur faqja “BABA Records” në Facebook, e cila pos tjerash bëri të ditur se kënga kushtuar Ramush Haradinajt do të shoqërohet edhe me një videoklip.
Nuk është hera me parë që i kushtohen këngë liderit të AAK-së dhe ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, pasi që ishte pikërisht Geti ai që e bëri hit duetin me Gentën. Së fundmi edhe Gold AG ka publikuar një këngë të titulluar “Nuk Ka Gjyq Që M’Gjykon”.