Gmail ofron opsionin e ri me anë të cilit mund të kthehen kontaktet të cilat rastësisht janë fshirë gjatë muajit të fundit.Nëse keni fshirë ndonjë prej kontakteve nga Gmail, e doni ta ktheni apo u ka ndodhë ndonjë avari gjatë sinkronizimit të Gmail me telefonin tuaj celular, tani atë mund ta ktheni në gjendjen e mëparshme, dhe anë në cilëndo pikë ku ka qenë deri në një muaj më parë.
Këtë opsion do të mund ta gjeni duke klikuar në butonin Contacts në anën e lartë majtas të ekranit, e më pas në More Actions, dhe, në fund, në Restore Contacts.