Aventurieri amerikan, Jonathan Trappe me karrigen e cila bartet nga një grumbull balonash, me ngjyra të flamurit meksikan të fryrë me helium arriti lartësinë 5.5 kilometra mbi shkretëtirën e Meksikës.Duke u ulur rehat në karrige, të cilën e punoi vetë, aventurieri u kënaq me peizazhin, ndërsa me kamerën të cilën e kishte lidhur në balona bëri disa fotografi të jashtëzakonshme.
Trappe para disa muajve kaloi La Manchein me karrigen e lidhur me balona, ndërsa kësaj radhe vendosi që të shikoj nga lartësia shkretëtirat, malet dhe fushat e Meksikës.
Duke përdorur disa dhjetëra balona të fryrë me helium, arriti lartësinë që zakonisht e arrijnë zogjtë ose aeroplanët, dhe udhëtoi me shpejtësi deri në 80 kilometra në orë.
Trappe vendosi ta ndërmarrë këtë fluturim për të shënuar 200 vjetorin e pavarësisë së Meksikos. “Ky ishte vërtetë një fluturim i jashtëzakonshëm. Më ka inspiruar shumë”, tha Trappe.