Gjatë gushtit të këtij viti kompania Google paraqiti mundësinë e re për të realizuar dhe pranuar telefonata brenda shërbimit Gmail.Në atë kohë kompania vendosi që të gjitha thirrjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada të jenë falas deri në fund të 2010.
– Kurse tani, Google njofton se ka zgjeruar zonën e thirrjeve në të gjithë botën për vitin 2011.
Për të realizuar telefonata brenda Gmail, duhet vetëm të shkruhet numri i personit i cili do të pranon thirrjen, dhe pastaj Google bënë lidhjen duke shfrytëzuar teknologjinë VoIP.
Nëse përdorni Google Voice, ju mund ta asocioni numrin tuaj të telefonit në shërbimin Gmail, kështu që Gmail fillon të bëjë zile kur dikush është duke u munduar t’iu thërras përmes shërbimit.
Po ashtu me fillimin e aplikimit të ofertës së re do të mund të bëhen thirrje falas në gjithë botën pa përjashtim.