Spektakli i bukurisë “Miss Kosova Universe”, i cili ishte planifikuar të mbahej me 25 dhjetor, është shtyre për datën 15 janar të vitit 2011.Kjo ka ardhur për shkak se një pjesë e bashkëpunëtorëve të organizatorëve të këtij evenimenti kanë qenë të zënë rreth zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe të angazhuar me incizimet e programeve festive për Vitin e Ri.
Ky spektakël do të organizohet sërish nga kompania “Art Motion” në bashkëpunim me Fadil Berishën dhe “RTV21”, shkruan e përditshmja “Zëri”.
Agron Selimi, drejtor i kësaj kompanie, ka thënë se në kandidaturë janë 28 vajza të cilat kanë filluar që përmes spoteve publicitare në “RTV21” dhe “21 plus” të shfaqën disa herë gjatë ditës, ndërsa publikut i mbetet që përmes televotimit të zgjedh 20 finalistet të cilat do të publikohen edhe në faqen zyrtare www.misskosova.net.
“Të gjitha vajzat janë të bukura, por dhjetë prej tyre do të bëjnë një garë shumë të fortë që besoj se do të jetë e vështirë edhe për jurinë për të zgjedh më të bukurën prej vajzave” thotë ai duke shtuar se vajza do të zgjidhet prej jurisë ndërsa një pikë do të jepet edhe nga publiku.
Përpos shumë vajzave që janë nga qytet e ndryshme të Kosovës, në këtë garë do të marrin pjesë edhe tri vajza nga diaspora. Njëra do të jetë nga Belgjika, një tjetër nga Suedia, kurse nga Amerika do të vjen Afërdita Dreshaj.
E kur kihet parasysh sukseset e Afërditës në fushën e modës, nuk kemi se si mos ta cilësojmë si pretendente kryesore për çmimin e parë të këtij spektakli, ani pse organizatori nuk e specifikon asnjërën nga vajzat si fituese të parakohshme.
“Në rast se Afërdita hyn në finale, atëherë ajo do të bëhet pjesë e 20 finalisteve”, ka pohuar Selimi.
Spektakli “Miss Universe 2011” fitet se do të mbahet në Brazil por deri në muajin prill ende nuk dihet vendi i saktë.