Kompania eksportuese për vitin 2010 është shpallur Ferronikeli. Ndërsa Kompania e madhe eksportuese e vitit 2010 është shpallur Kompania Ballkan, Kompani e mesme eksportuese është shpallur Kompania Factory.Po ashtu kompani e mesme eksportuese është shpallur edhe kompania Pestova. Kompani eksportuese inovative për këtë vit është shpallur kompania Stone Castle. Ndërsa kompani eksportuese në tregjet e reja atraktive janë shpallur kompania Kamila, Lesna, Fluidi, Agroprodukt Syne dhe Rematex, në Dragash.
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, Nexhat Hasani, tha se është Kosova po eksporton produkte jashtë vendit e jo si më parë vetëm mbeturina metalike. Kategoria kryesore e eksporteve në Kosovë, sipas tij, mbetet eksporti i mineraleve, sidomos ai i nikelit dhe koncentrati i zinkut dhe plumbit.