Njerëzit shumë shpesh ankohen se kanë rënë viktima të hakerëve në internet.Mirëpo, e vërteta dhe pjesa më e madhe e fajit duket se është e jona, pasi që shumica nga ne përdorim password’e (fjalëkalime) të cilat janë shumë të lehta për t’u zbuluar.
Kjo madje është konfirmuar edhe nga gazeta e famshme, Wall Street Journal e cila për këtë problem ka krijuar edhe një grafikë informuese përmes së cilës paraqet 50 fjalëkalimet më të marra që njerëzit i përdorin zakonisht.
Siç edhe mund ta vëreni më poshtë, në vendin e parë gjendet fjalëkalimi me numrat 123456, i cili nuk do të ishte dhe aq i vështirë për t’u zbuluar.