Fotografia dramatike e bërë nga një observator i NASA-s, e të cilën e publikoi “Daily Mail” shihet një gjarpër në flakë, derisa lëvizë nëpër sipërfaqen e diellit.Në fakt kjo dukuri është një shpërthim në diell, në formë të fishekzjarrit, e cila përshkon mijëra kilometra nëpër anën jugore të këtij ylli.
Ky “fishekzjarr” është i gjatë më shumë se 700.000 kilometra, që është gati dyfish largësi prej tokës deri te hëna.