Dje u shënua festa e Kurban Bajramit te besimtarët myslimanë në Kosovë, festë e cila u kremtua edhe nga yjet e estradës sonë.Këngëtarja e njohur Remzie Osmani ka pohuar për të përditshmen “Zëri” se Bajramin ajo çdo herë e feston me familjen e saj. Ajo thotë se së bashku me vjehrrën janë munduar ta bëjnë sa më të begatshme drekën e Bajramit.Aktorja Teuta Krasniqi ka thënë se festën e Kurban Bajramit e ka festuar te prindërit e saj, ku më pas i është bashkangjitur edhe Blero, i cili kishte qenë në Suedi për një vizitë të shkurtër.
– Ndërsa këngëtarja Violeta Kukaj ka treguar se pas 22 vitesh drekën e Bajramit e ka festuar te prindërit e saj. Ndonëse me vete nuk i kishte fëmijët, ajo ishte shprehur se është ndjerë shumë mirë që këtë herë ajo ka kremtuar festën me prindërit e saj.
-Mihrije Braha është shprehur se ajo ishte kthyer nga një turne që kishte pasur në Amerikë dhe mos prezenca e saj në Kosovë, nuk ia kishte mundësuar që të përgatit asgjë për drekën e Bajramit.