Burrat kohë pas kohe gjuajnë copa të zhubrosura letrash nga kolltuku ose karrigia e vendit të punës në koshin e afërt të mbeturinave dhe ndjehen shumë mirë kur qëllojnë në të.As që vihet në dyshim kënaqësia e japonezes e cila për një minutë shënoi 116 kosha në lojën e basketbollit në një qendër lojërash.
Shumë basketbollist karrigesh mbesin anonim përjetë, por jo edhe japonezja e re e cila u bë sensacion në internet falë një videoje, ku ajo shihet duke shënuar kosha nga një pozicion e ulur në karrige.
Me saktësinë e saj, gati të përkryer, tinejxherja japoneze mund të matet me basketbollistët profesionist nga NBA-ja. Pas shumë koshave të shënuar, ajo u zgjua qetë dhe me një buzëqeshje plot vetëbesim ia lëshoi lojën një lojtari tjetër, i cili me siguri se ka mbetur i dekurajuar me performancën e saj.