RADIO ILIRIDA

Lëvizjes Ilirida ju thërret që ti bashkoheni kësaj kauze, këti projekti madhorë që e ka bazamentin historik nga referendumi i vitit 1992 për; “Autonomi politike-teritoriale e shqiptarëve në Maqedoni” Të dashur vëllezër dhe motra shqipëtar të Iliridës.

Lëvizjes Ilirida ju thërret që ti bashkoheni kësaj kauze, këti projekti madhorë që e ka bazamentin historik nga referendumi i vitit 1992 për; “Autonomi politike-teritoriale e shqiptarëve në Maqedoni” Të dashur vëllezër dhe motra shqipëtar të Iliridës. Sipas situatës që është në këto momente në MV, sigurisht do të ket zgjedhje të parakohëshme parlamentare.Ju lutemi juve: motra dhe vllezër, të ri dhe moshuar, shqipëtar në vendelindje dhe në mërgim, ti bashkoheni Lëvizjes Ilirida që të mundohemi, të punojmë dhe të bëjm diçka së bashku që ne shqipëtar e Iliridës, ta ndryshojm statusin e shqipëtarve në Iliridë.Të luftojmë dhe të punojmë me mjete demokratike që ti detyrojm maqedonasit dhe shqipëtarët që jan 30 vjetë në pushtetin unitarë të MV, ta ndrushojm kushtetutën që edhe ne shqipëtarët e Iliridës të jemi shtetformus, pronarë të këti shteti dhe të barabartë me maqedonasit, që të kemi edhe ne Republikën e Iliridës në kuadër të Federatës së ardhëshme të Maqedonisë së Veriut.——————————-🇦🇱Lëvizja Ilirida🇦🇱Programi politikDeklarata e programit politik (teksti i shkurtuar)Programi i veprimit politik i Lëvizjes Ilirida, është ekstrat i dëshirës hyjnore, e shprehur nga vullneti i lirë i popullatës së Iliridës në referendumin demokratik të vitit 1992. Që Maqedonia të konstituohet shtet federativ. I dy etniteteve më të mëdha,që e përbëjnë, përbërjen demografike të shtetit. Pikërisht ky kapital politik i shqiptarëve të Iliridës neve na shërben si bazamente dhe kornizë e programit politik. Ky projekt sapo e kishte marrë rrugën e realizimit,pasi që ishte diskutuar por njëkohësisht, ishte aprovuar miratimi në Senatin e SHBA-ve dhe Bruksel. Mirëpo, ngeci në zyra si dokument i pa përfunduar,nga se politika e partive shqiptare pësoi devijim nga koncepti i Iliridës. Siç e dimë aferat e ndryshme. Mirëpo dokumentet akoma janë ekzistente, dhe çështja e federalizmit nuk është e mbyllur,akoma është e hapur dhe e pa përfunduar në institucionet që i përmendëm. Lëvizja Ilirida si forcë politike,do ta rikthejë procesin si kërkesë të domosdoshme, dhe normale për vendet demokratike që të bëhet federalizmi i shtetit,sepse shumë shtete në botë funksionojnë si federata,dhe nuk paraqet problem për vendet demokratike që edhe Maqedonia të konstituohet federatë.Ne për të arritur te ky rezultat përfundimtar, duhet ta elaborojmë me fakte dhe argumente bindëse për kërkesën tonë. Së pari do duhet ta shlyejmë nominimin si minoritet, në Bruksel,Sepse në 1996 deri më 2004,disa përfaqësues të partive politike e kanë pranuar statutin minoritet. Nuk është problem se edhe ata zyra tani nuk e kanë si relevantë këtë,janë bindur se nuk jemi minoritet,por duhet të shlyhet emërtimi. Çështjen e federalizmit të R.M.V. Diplomatët nuk e trajtojnë si temë tabu,por e pranojnë vetëm rrugën me dialog demokratik në mes partive politike sipas votave të maruna nga elektorati. E cila është kompatabile ,në harmonizim me parimet e kartës së OKB-së,që të drejtohen kërkesat. Ne do përfitojmë shumë nga se R.M.V është e pranuar në OKB si shtet multietnik dhe i barabartë në mes etniteteve, kjo do jetë ajo që do e çojë procesin nga realizimi. Edhe karta e OKB-së dhe dokumenti i Helsinkit, e përkrahin kërkesën për vetëvendosje të popujve brenda kufijve të brendshëm të shtetit. Ne i plotësojmë kushtet, kompaktësia territoriale e shtrirjes demografike të popullsisë,si dhe numrin e konsiderueshëm në përbërjen demografike të shtetit. Këto janë atribute me të cilat ne do dalim më kërkesë ,tek faktori relevantë.Periudha e formimit të shtetit,ka kaluar nëpër etapa të rrezikshme të mbijetimit,a kanë ndjekur afera në plaçkitjen e pasurisë shoqërore,demolomi i kapaciteteve industriale,të trashëguara nga Jugosllavia. U bë shitja e inventarëve dhe makinerive të fabrikave me çmime si hekur i vjetër. Prodhimi u ndërpre,gjigantet të cilat punonin me rezultat financiar pozitiv u shembën .Armata e punëtorëve u nxjerr nëpër rrugë si të papunë,me asistencë minimale. Programi makroekonomik,nuk u përfill,vendi nisi të futet në kredi të disfavorshme. Përveç fiaskëve ekonomike, shtetin e njekën edhe fiasko politik, edhe ate që nga prurja e kushtetutës së parë,ku faktori politik shqiptar nuk e pranoi si të përbashkët. Sepse u cunguan të drejtat e shqiptarëve në skajshmëri ,në raport me kushtetutën e Jugosllavisë së vitit 1974 ku edhe shqiptarët ishin popull konstitutiv.Afera të një pasnjëshme e kanë ndjekur shtetin,sa që u vu në pyetje vet ekzistenca e shtetit mesi qëndronte në këmbë të qelqta. Po ashtu forcat hegjemoniste veprojnë me aspirata territoriale. Duke i analizuar reziqet të cilat munden të çfaqen, në të ardhmen,Lëvizja Ilirida, mendon se formati i tanishëm i shtetit mundet të sprovohet nga reziqet e paparapara,nga mos përfillja e vullnetit të popullit,sepse qeveritë më shumë kënaqin nevojat partiake se sa nevojat e qytetarëve,ngase nga përgjimet u shpalos zyrtarisht plaçkitja e pasurisë shoqërore e përbashkët,mos zhvillimi linear,investimet pa kritere të përbashkëta. Shteti nuk ka fuqi që të zhvillohet me një këmbë,luajtjet do ta destabilizojnë, Prandaj me arsye kërkojmë që shteti të federalizohet, me kufi administrativ të ndarjes, territoriale,të forcohet stabiliteti ma dy shtylla dhe të nisë gara në zhvillim ekonomik,që të përfitojnë qytetarët me një standard më të lartë ekonomik,sepse posedojmë me resurse natyrore dhe humane. Ekspertët e vërtetë të vihen në krye të shtetit. Ne do të propozojmë që përbërja e brendshme të konstituohet me Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Iliridës në emërtim të brendshëm. Gjegjësisht në emërtim të jashtëm të pranuar në OKB, shteti të quhet Republika e Maqedonisë Veriore.Evropa nuk toleron në bërthamën e sajë të funksionoje aparteid. Lehtësim do ta kemi kur do hapen zyrat e NATO-s,dhe marrjes së datës për antarsim në UE-në. Lëvizja Ilirida është e përkushtuar që të ruhet tërësia e kufijve të jashtëm,dhe të shuhen aspiratat hegjemoniste me pretendime territoriale ndaj shtetit të përbashkët. Zhvillimi i hovshëm ekonomik do i largojë mendimet e popullatës për të erozuar në shtete tjera. Shteti ka potencial hapësinor të pasura me resurse natyrore,të cilat akoma janë të pa shfrytëzuara. Ndërsa ka pak popullatë për këtë teritor. Demografia është postullat kryesor për zhvillim ekonomik të vendit. Sektori politik i Lëvizjes Ilirida, në krye me kryesinë.