Biznesmeni i BDI-së kapet me 1 ton amfetamin, në aksion ndërkombëtar në Aeroportin e Shkupit, policia e hesht rasti

Biznesmeni i BDI-së kapet me 1 ton amfetamin, në aksion ndërkombëtar në Aeroportin e Shkupit, policia e hesht rasti

Këto ditë në Aeroportin e Shkupit është kapur një dërgesë me 1 ton tableta amfetamin, në pronësi të një biznesmeni nga Shkupi i afërt me BDI-në. Aksionin e kanë realizuar agjenci ndërkombëtare për luftë kundër krimit dhe tregëtisë me narkotikë dhe njësi speciale të policisë së Maqedonisë së Veriut.
Tabletat Amfetamin janë të njohur si helmi modern i rinisë, që përdoret nëpër lokale dhe ngjarje argëtuese. Siç mësohet nga një denoncues anonim, porosia ka figuruar se është me akcesorë për telefona celular, por pas kontrollit nga shërbimet doganore është zbuluar substanca e ndaluar për të rinjtë. Mirëpo këtë rast, policia e Maqedonisë së Veriut vazhdon ta mbajë të fshehtë dhe nuk ndërmerret asnjë aksion, nuk ka asnjë të burgosur, ndërsa nuk janë vazhduar as hetime.

Author: admin