SHOQATA “SHQIPONJA”FESTON 10 VJETORIN E SAJ. Nga Petrit Aliaj.

 

SHOQATA “SHQIPONJA”FESTON 10 VJETORIN E SAJ.

PetriFtesën në kremtimit e 10 vjetorit të themelimit të shoqatës “Shqiponja” në Valle Camonica në provincën Brescia (Itali),e pritëm me shumë kënaqësi nga drejtuesit e saj; Jasin Dauti e Astrit Hyskaj për dy arsye.
E para, si festë e një komuniteti gjithmonë në rritje e në unitet prej mëse10 vitesh, mbushur me aktivitetete kulturore,artistiko e sportive në këtë luginë të mrekullueshme, e cila në hapje bart liqenin e saj të bukur Iseo .Tunelet pambarimisht në numur përgjatë rrugës gjalpëruese paralel mbi liqen, japin më në dukje pejsazhin e bukur të harkut përtej sheshit të luginës Valle Camonica ku shtrihet edhe zona industriale e Boarios, favorizuese edhe për komunitetin tonë Shqiptar në drejtim të punësimit të tyre .Tashmë kemi mbërritur e gjindemi në sheshin ku e kishim lënë të takoheshim.
-Ndërsa motivi i dytë dhe mjaft i bukur në kuadër të këtij përvjetori, ishte hapja e ekspozitës së piktorit Renato Calaj në mjediset e kësaj qëndre tregtare, ku binte me një herë në sy flamuri ynë kombëtar i shoqëruar me logon e shoqates e cila e kishte marrë përsipër me ndërmjetësinë e komunës promovimin e këtij aktiviteti kulturor të artit tonë figurativ në pikturë .Petriti1

Punimet e shumta të vendosura e sistemuara me finesë nga autori ,vizitoheshin me mjaft interes nga një publik edhe pse i rastit, por i shumtë në numër, të cilët krahas nesh shprehnin admirimin e tyre për peisazhet ,portretet dhe skicat e realizuara me stilolaps,laps, akrilik si edhe me djegje (pirografi) ku shumë prej tyre harmonizoheshin bukur me ngjyra plastike nga autori.

-Përfituam nga rasti të shprehnim interesin tonë ,ku Arditi si organizator eventesh e ftoi piktorin Renato Calaj që të ishte pjesë e një ekspozitë të ardhëshme në Brescia me qëllim :demostrimin e artit tonë në veshje ,pikturë ,fotografi e grafikë si edhe botime librash ku gjithkushi mund të paraqesi krijimtaritë e punimet tij më të bukura në një nga sallat që do të sigurohet në bashkëpunim me komunën në Brescia.Petriti3

Së bashku me poetin Skënder Lazaj(Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve Shqiptarë Itali) me të shoqen Mirela si edhe Ardit Aliaj në emër të organizatës vullnetare “InterAction” (B.s) u pritëm
në hyrje të ekspozitës nga miqtë tanë ,Qani Golikja e Astrit Hyskaj të cilët na uruan mirëseardhjen e na njohën me telekronistin e TV Boario z, Francesco Geza që sapo kishte mbaruar intervistën me të riun piktor Renato .

 

Petriti4

Biseduam gjërë për lidhjet tona me shoqatën Shqiponja, e cila jo vetëm si aderuese në Federatën Nacionale Shqiptare Itali (FNAI) por edhe më herët, drejtuesit e saj kanë bashkëpunuar për projektin e realizimit të kësaj federate si faktor bashkimi e përfaqësuese legjitime e komunitetit në të cilën aderojnë dhjetra shoqata me një shtrirje të konsiderueshme në teritorin Italian.

-Pas pak së bashku u drejtuam në lokalet e kësaj shoqate, ku një grup aktivistësh dhe familjarësh ishin mbledhur për të ndjekur sekuencat filmike të veprimtarisë 10 vjeçare të saj.
Nuk mund të rri pa përmendur disa prej tyre të cilët i njihja prej kohësh si; Abdurrahim Zyferi,Erion Nano, Denis Hyska,Elton Daliu e Skënder Xhaferri ,apo gratë aktiviste si ;Resmie Dauti e Shpresa Hyska ,të cilat në të gjitha rastet e festave së bashku, mbushnin tavolinat me ushqimet tona të shijëshme tradicionale

Petriti6-300x225Në krye të sallës duke rregulluar qëndrën e tij të trasmetimit në Radio, gjeta mikun dhe bashkëpunëtorin tonë të hershëm ,drejtorin e radios “Ilirida” gazetarin e kronistin e mrekullueshëm Ramadan Dani Mustafai .
Më këtë rast si banor i kësaj zone. por më shumë edhe si aktivist i shoqatës “Shqiponja” zotit Mustafai i ishte besuar drejtimi i kësaj mbrëmje festive, ku një vend të veçantë do të zinin recitime me pjesë nga poetët tanë Lumturi Plaku e Skënder Laze.
Në fjalën e tij të përshëndetjes ,presidenti i kësaj shoqate z.Qani Golikja falenderoi të ftuarit si edhe të gjithë pjesmarrësit, e në veçanti aktivistët për kontributin dhe ndihmesën e tyre përgjatë 10 vjetëve në këtë shoqatë .Ai i bëri një ekspoze punës së palodhur në organizimet e eventeve dhe aktiviteteve të ndryshme si edhe mbështetjes së dhënë komunitetit në hapjen e dy sporteleve për asistencë e plotësime dokumentash .

Petriti5-300x225

Në krye të sallës duke rregulluar qëndrën e tij të trasmetimit në Radio, gjeta mikun dhe bashkëpunëtorin tonë të hershëm ,drejtorin e radios “Ilirida” gazetarin e kronistin e mrekullueshëm Ramadan Dani Mustafai .
Më këtë rast si banor i kësaj zone. por më shumë edhe si aktivist i shoqatës “Shqiponja” zotit Mustafai i ishte besuar drejtimi i kësaj mbrëmje festive, ku një vend të veçantë do të zinin recitime me pjesë nga poetët tanë Lumturi Plaku e Skënder Laze.

Petriti7-300x225Në fjalën e tij të përshëndetjes ,presidenti i kësaj shoqate z.Qani Golikja falenderoi të ftuarit si edhe të gjithë pjesmarrësit, e në veçanti aktivistët për kontributin dhe ndihmesën e tyre përgjatë 10 vjetëve në këtë shoqatë .Ai i bëri një ekspoze punës së palodhur në organizimet e eventeve dhe aktiviteteve të ndryshme si edhe mbështetjes së dhënë komunitetit në hapjen e dy sporteleve për asistencë e plotësime dokumentash .
Pastaj ndoqëm momenteve të përcjella në video projektor nga Denis Hyska, me filmime e foto të ndryshme të cilat pasqyronin qartë e bukur historikun e kësaj shoqate me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive ,ku pas kësaj i u dha fjala poetit Skënder Laze.
Zoti Laze përshëndeti të pranishmit në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Itali. Ai duke falenderuar për ftesën së bashku me përgëzimet për përpjekjet që kjo shoqatë bën në forcimin e marëdhënieve me komunitetin, shton se; Këto lidhje jo vetëm janë pasqyrë e punës së tyre, por në të njejtën kohë edhe shprehje e besimit të krijuar në bashkëpunim me njeri tjetrin .
Z .Lazaj theksoi se harmonizimi dhe vendosja e krijimitarisë artistike si lidhje shkrimtarësh dhe artistësh ,në shërbim të komunitetit emigrant, na shtyu të bashkoheshim e të demostronim vitalitetin e identitetin tonë si Shqiptarë që e duam njeri tjetrin,vëndin dhe gjuhën tonë.Për më tepër ,të organizuar si shoqata jemi në gjëndje të bashkëpunojmë me trasparencë në shumë veprimtari të ndryshme, e në veçanti atë të mbrojtjes së identitetit ,integrimit tonë dinjitoz e hapjes së shkollave Shqipe për fëmijët tanë këtu në emigracion.
Ndërsa në emër të organizatës vullnetare “InterAction”(B.s), përshëndeti prefekti i saj Ardit Aliaj , cili falenderoi për ftesën së bashku me urimet për suksese të mëtejëshme shoqatës “Shqiponja”në shërbim të komunitetit të saj..
Duke folur për programin që ka organizata vullnetare“InterAction”citoi bashkëpunimin me mjaft organizma e shoqata të ndyshme Shqiptare dhe të huaja. Si organizatë ajo ka finalizime të karakterit civil, social, solidar dhe humanitar në fushën e integrimit të të huajve në shoqërin italiane me anë të nje rrugëtimi ligjor mbeshtetur në raporte me shtetin, duke thjeshtësuar hyrjen në shërbimet publike, në kërkimin e strehimit e të punës, në procesin e integrimit social e kulturor ne territor. Thjeshtëson proceset e bashkëjetesës paqësore e kontribuon në parandalimin e fenomeneve raciste e të ksenofobisë, duke vlerësuar potencialet pozitive të fenomeneve migrator. Promovon edukimin interkulturor, të alfabetizmit dhe aktivitete të tjera në favor të shoqërisë. Merr pjese në organizime lokale, nacionale dhe nd/kombëtare në tematikat relative të imigracionit duke bashkëpunuar me idividë, shoqata, instuticione shtetërore etj.
.
Përpara mbylljes së kësaj mbrëmje të këndëshme ,presidenti i shoqatës “Shqiponja”z, Qani Golikja, falenderoi recituesit për emocionet e bukuara që na dhuruan me vargjet e poetëve Lumturi Plaku e Skënder Lazaj .Në veçanti ai falenderoi z, Lazaj për dhurimin e librit të tij të fundit “Hiri i Lotëve” kësaj shoqate, sikurse dhe pjesmarrjen e telekronistëve të Tv lokal “Boario” dhe Tv In Piu, të cilët me intervistat e tyre në këtë mbrëmje na vlerësojnë për integrimin dhe kontributin tonë në këtë bashkëjetesë me ta .
Në fund ai i ftoi të gjithë të pranishmit të afroheshin në koktein tradicional të pregatitur nga amvisat dhe aktivistetet kësaj shoqate për këtë festë të merituar në 10 –të vjetorin të tyre .

Së bashku me mikun tim Ramadan Dani Musatafaj përfitojmë nga rasti të shkëmbejmë disa mendime për mjaft probleme e dukuri individualiste që vihen re në disa shoqata të cilat akoma nuk e kanë vlerësuar si duhet bashkimin me Federatën Nacionale Shqiptare Itali (FNAI) si një qendër e vetme, përfaqësuese e denjë e legjitime e së ardhëmes për krejt emigracionin Shqiptar në Itali .
Me këtë rast e ftoj mikun tim Mustafaj edhe në cilësinë e drejtorit të radio Iliria ,se Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë (it) organizon konkursin e fjalës artistike me 6 dhjetor në Verona .
Urimet dhe fotografitë u mbydhën me shtrëngime duarsh për më shumë suksese dhe takime në të ardhëmen

Author: admin