“ARTI NE LEVIZJE “

petrit Alija

Nga Petrit Aliaj 

Akimin e kemi pagèzuar me emrin “ARTI NE LEVIZJE ” si njè organizim tepèr dinjitoz nga pjesmarrja e me artistè mjaft tè njohur si pèr publikun Shqiptar por edhe pèr atè Italian, duke krijuar njè ambient tè ngrohtè pèr tè gjithè ata qè duan tè ndajnè me njeri tjetrin gjithçka tè pasur nga krijimtaritè e tyre pèr ringjalljen e njè kulture kaq tè mrekullueshme siç èshtè kultura e jonè Shqiptare . Eshtè njè pjesmarrje qè do ti shèrbejè arritjes sè shkèmbimit tè mendimeve, ideve, e trasmetimin e vlerave tona artistike kulturore pèr vetè faktin qè ne jetojmè e punojmè kètu nè Itali. Gjithashtu èshtè njè mundèsi mè shumè e njohjes me njeri tjetrin, ku si aspekt cilèsor nè prezantim me shumè dinjitet tè kètij takimi eshtè pjesmarrja e cila ka ngjallur shumè interes tek tè gjithè ku na pèrgèzojnè e presin me padurim datèn e takimit si njè eveniment shumè domethènès e shumè planesh. Shumè planèsh mbasi kemi ftuar piktorè ,poetè e shkrimtarè,regjisorè e artista tè skenès e tè apasionuar pas fotografisè.Me pjesmarrjen e tyre na nderojnè edhe shkrimtarè arbèresh . Sociologè e prof,vendas(Italian) Nè program ka recensione librash ,poezi ,kèngè,valle e recitime. Demostrime mostrash fotografike dhe ekspozime nga punime tè piktorève tanè.Sekuenca nga pjesa teatrale “Burrneshat” nga Maria Stefanache ,aktore dhe regjisore rumune etj. Gjithashtu, shoqata e artistève dhe shkrimtarève pèr diasporèn(dega Itali)deklaron themelimin e saj nè kètè ditè.

Author: admin