TËRHIQEM VULLNETARISHT!

foto1

TËRHIQEM VULLNETARISH

Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, veteranit, pjesëtarit etj.

Kërkesë:

Më shumë mirësi kërkoj që emri im, të tërhiqet nga lista e veteranit të luftës së UÇK-ës, që mbanë numrin rendor 66, të “FVTH”- Statusi i Veteranit!

Që nga mosha ime rinore (në mundësitë e mia), jam munduar t’i përgjigjem zërit të atdheut për lirinë e të cilit obligohemi të gjithë. As një herë nuk kam pranuar dhe nuk dua të pranoj privilegje që mund të dalin nga këto obligime!

– Unë ndihem përjetësisht borxhli ndaj atdheut- atdheu nuk më ka asnjë borxh mua!

Prandaj si vijon:

kërkoj publikisht nga Komisioni i lartshënuar që të tërhiqet emri im (me numër rendor 66), nga lista e “Statusit të Veteranit”. Unë veten e konsideroj vetëm luftëtarë të lirisë dhe as gjë më shumë!
Kjo, edhe për faktin e devalvimit të këtyre listave deri në banalitet. Konsideroj se nuk mund të jenë veteran të gjithë njësoj; edhe ata që vërtetë u përgjakën, edhe ata që luftën tonë çlirimtare e mohuan, e penguan, e sabotuan, madje për të qenë absurdi edhe më i madh në ato lista ka edhe të atillë, që në kohë lufte ishin fëmijë, respektivisht nën moshë 15 vjeçe- tani Veteran!

Faleminderit për mirëkuptim, respekti dhe nderi i secilit në vend të vet!

11.06.2015, Kreuzlingen,
Me shumë përzemërsi
Mehmet BISLIMI.

Author: admin