RADIO ILIRIDA

PAVDEKËSIA E NJË ARTISTI !

 

Në vend të lamtumirës…

PAVDEKËSIA E NJË ARTISTI !
Nga: Beqir Cikaqi, Treviso

Skender-Sallaku
Si dhe kur u njoha me artistin…
Me artistin e mirënjohur, tashmë ikona e humorit shqiptar kam filluar të njihem herët, qysh kur isha në shkollë të mesme. Kuptohet njohja ishte e njëanshme, unë e njoha por ai jo, sepse s’kishim mundësi ndryshe! Fillimisht u njoha me zërin e tij përmes valëve të Radio Tiranës, e herë herë edhe valëve të Radio Kukësit. Me kalimin e viteve , përveç zërit, filloja ta njihja edhe pamjen e artistit përmes Televizionit Shqiptar, ani se e ndryshonte pamjen , varësisht nga roli që paraqitej, zakonisht të shtunave në “Koncert variete”, mandej”Teatri në ekran”, si dhe në mbrëmjet festive që emitoheshin në RTSH. Vazhdoi njohja edhe përmes videokasetave, e me përparimi e komunikimit përmes internetit, etj… Por, u deshtë të kalojnë shumë vite e të takohem “live” me aktorin e madh, ikonën e teatrit, filmit e të humorit shqiptar, të madhin Skënder Sallaku. Duke e falemenderuar “Nënëloken e Triestes”, zonjën Vitore Stefa –Leka, artistin e madhe , së bashku me zonjën e tije e takuam në Kopër, për të vazhduar mandej edhe në Treviso. Ishin emocione të veçanta, të cilën na mundësuan edhe miqtë tanë në Kopër, të qëndrosh pran të madhit Skënder Sallaku. Dhe u binda përfundimisht se me të drejtë konsiderohet si një nga aktoret tanë të humorit me skeçe e parodi që publikun e ka bërë të qeshë me shpirt, sikurse na bëri edhe neve në atë pasdite. Dhe sa dukej i këndshëm në ekran, edhe po aq kur e shikoje dhe vështroje drejtëpërdejtë. Me modesti e përsëriti (për të saten herë), se: Humori e cirku është vetë jeta ime…! Talentin e kam dhunti , ndërsa ky që jam sot më ka bërë populli…! Për të gjitha ato emocione e kam njoftuar lexuesit me shkrime , dhe me një intervistë ekskluzive, që këto ditë i ri publikova.
Kush ishte “Artisti i Popullit”, Skënder Sallaku
I lindur me 25 janar të vitit 1935 në Tiranë, ku ka kryer fazat e para të shkollimit, mandej ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës fizike”Vojo Kushi” dhe ka kryer dy vjet  specializim në akrobaci dhe humor në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Ka punuar si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si kloun akrobati në cirk duke e ushtruar një profesion sa të vështirë aq edhe të bukur. Ka vazhduar paralelisht edhe në film, humor, dramë, etj.Ka një karrierë artistike të bujshme në skenë për të cilin është shkruar e folur në shumë gazeta, radio, televizione e mjete tjera elektronike e të shkruara. Është i martuar me artisten e cirkut znj. Vitore Sallaku(Rasha), ku  kanë një djalë e një vajzë të trashëguar  edhe me nip e mbesa. Përveç çmimit “Artist i Popullit”, ka edhe çmimet”Artist  i Merituar”, “Mirënjohja e qytetit”, “Urdhri i punës i klasit të dytë”, etj.
Ndërroi jetë në orët e para në ditën e marte, të datës 11 shkurt 2014, pasi kishte vite që vuante nga një sëmundje e rëndë. Artisti vetëm ndërroi jetë, nuk vdiq. Skënder Sallaku është i pavdekshëm! Sepse ka lënë një bagazh të madhe të veprimtarive artistike. Pas homazheve të bëra nga kolegët, artistet, qytetaret, politikan… trupi i pa jetë u vendos në banesën e fundit ne varrezat e Tiranes me 12 shkurt të vitit 2014.

Immagine

Mendonim serish të takohemi në këtë fund muaj..!
Pata fatin të takohem e të njihem me artistin e pavdekshëm Skënder Sallaku, me të cilin komunikuam pas asaj interviste edhe disa here, kur edhe pse nuk ndihej mire me shëndet, nuk ankohej. Mendonim të takohemi serish në këtë fund shkurt, këtu në Treviso, kur do të vijë grupi i artisteve, si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Rosa Anagnosti, Vitore Sallaku, etj, për të bërë promovimin e disa librave dhe për të formuar degën e fondacionin që drejton zonja Zenepe Lluka me të tjera. Por ja që artisti, Skënder Sallaku për herë të parë nuk na doli në besë, nuk do të vjen në Treviso me datën 28 shkurt , ashtu sikur e patëm planifikuar. Kuptohet pa dëshirën e tije e tonën, artisti Skënder Sallaku do të mungojë,megjithatë e kuptojmë dhe do të ia bëjmë hallall. Mendonim t’i bëjmë një surprizë të veçante, sikur na bëri shumë surpriza herën e fundit kur ishte në Itali. Mungesa e tije do të len një zbrazi të pa plotësueshme. Nuk pata mundësi të ia them lamtumirën e fundit, andaj e kujtojë gjithmonë. I lehtë i qoftë dheu i Tiranës që nuk e ndërroi me asnjë dhe tjetër të botes, edhe pse kishte mundësi. Shpirti iu preftë në paqe Skënder Sallaku. Amin!