Mësuesi që bëri Dallëndyshet e Mërgimtarit të Flasin Shqip

Për Shoqatën Kryetari Ejup Krasniqi Kiel 07.02.2014

Mësuesi që bëri Dallëndyshet e Mërgimtarit të Flasin Shqip

Shumë kujtë i ka rënë të lexoj për shoqata të cilat punojnë në mbarë diasporën shqiptare aty ku ka shqiptar e aty ku flitet gjuha e Naimit dhe valon flamuri me shkabën dy krenore .Nje nga to eshte edhe Shoqata Shqiptare Mergimtari me seli ne Kiel te Gjermanis.
Shoqata Mërgimtari u formua nga nevoja , nga dashurija për gjuhën traditën folklorin dhe dashurinë ndaj atdheut .në këtë shoqatë gravitojn antarë nga shumë treva shqiptare, të gjithë jan të mrekullueshëm në punën e tyre sidomos vlen të veqohen Rinija.
Ndër ata që më së shumti kontriboi në këtë shoqatë është edhe mësuesi Afrim Hasani por duke mos harruar as punën e antarëve tjerë .

I lindur në fshatin Broboniq Komuna e Mitrovicës nip Boleti mësues Afrimi jetoj në Mitrovicë por vitet dhe jata bëri të vetën dhe ai sot gjindet në mesin e bashkëkombasve të tijë në qytetin verior Gjerman Kiel.

Valët e jetës jan ato që nuk pyesin askë por të hudhin ku ato dëshirojnë vet e jo ashtu siq dëshiron njëriu.
Ato valë ishin të pa mëshirëshme edhe për mësues Afrimin njëriun që në jetën time jam krenar që e takova punova dhe punoj edhe sot me të , njëriun që më dha shkas edhe të bëj këtë shkrim për të dhe punën e sakrificën e tijë në ruajtjen e gjuhës traditës nderit burrëris flamurit e gjuhës shqipe , me një fjalë Mësues Afrimi është një Vaksinë kundër sëmundjes së shekullit Asimilimit është Migjeni Modern .

Mësues Afrimi apo Migjeni modern apo edhe Afrim qetësija siq e quajm ne, sa gjindej në Mitrovic punoj si sekretar shkolle dhe mësimdhënës në fshatin e Broboniq .Njeriu që ndryshoi shumë në jetën e atyre fëmijëve qe i edukoi në një frymë kombëtare si në Kosovë e po ashtu edhe në diasporë. Udhëtonte këmb deri në shkollën e fshatit Broboniq ku edhe ipte mësim u malltretua me dhjetëra her në postblloqet e policis por asnjëher nuk u dorëzua por punoj për të edukuar rinin të cilët sot për nderë të punës dhe respektit për mësues Afrimin edhe sot e vizitojnë sepse respektin për këtë njëri nuk ua heq largësija asnjëher.
Se si ka qene mësues Afimi e dëshmojn edhe kontaktet e sotme te nxënësve me Mësues Qetësin, ata jo vetëm që e telefonojnë por shpesh e kan vizituar nga e tërë Gjermania Suedia e Zvicrra. Shumë nga ta derdhën edhe mjete në fondin e Shoqatës Mërgimtari për nderë të këtij Mësuesi , vlenë të theksohet se se ishte i pari qe festoj me rinin e shkolles se fshatit Broboniq 2 Korrikun dhe 7 shtatorin ku muarrenpjese qindra pjesmarres.
Por ja qe sot ai jeton dhe punon në Kiel .
Këtu në Kiel Mësues Afrimin është i dashur i respektuar dhe tejet i nderuar , ai nuk heziton asnjëher por punoj dhe punon me përkushtimin më të madh që mundë ta bëj një njëri, Puna e tijë është një nderë kombëtar , një punë me shume sakrifica dhe pa kurfar kompenzimi material , edhe pse cdo muaj bën me qindra kilometra vetëm e vetëm ti mësoj fëmijët shqiptar. Pa dallim , feje Gjinije moshe apo rrethi se nga vinë.
Të flasish për një njëri të tillë nuk është e vështirë sepse flet puna e tijë vet, fjalët jan nganjëher të tepërta, ai për festën e 100 Vjetorit mori çmimin më të lartë atij para më shumë se 1000 pjesmarrësish Artisti i teatrit Skampa nga Elbasani i dhuroj hiq më pak se flamurin tonë kombëtar , duke thënë me fjalët kësi mësuesi lind njëher në 100 vjet , kam kërkuar tër evropën por një të tillë nuk e takova prandaj ruajeni si sytë e ballit, ishin fjalët e Artistir Ismail Hodo nga Elbasani.
Mbrëmjet e tija jan shpesh aq të shkurtëra sa edhe nuk ngopet me gjumë sepse të nesërmen duhej tu vijë i pregaditur fëmijëve , tu del përpara me këngë e valle të reja sepse ata e presin tek dera e lokalit ku shoqata mbanë ushtrimet e saja .
Me punën e këtij të vogël por me Zemer të madhe që është rastësisht Nip Boletini , në një festival muzike me karakter garues nga 100 pjesmarrëse që merrnin pjes të pesë vendet e para zun Fëmijët që mësues Afrimi i mësoi ishte krenari ishte një ndjenjë e veqantë kur Gazeta Gjermane Kieler Nachrichten jep emrat e Fëmijëve shqiptar që zunë pes vendet e para ata fëmij që i mëson Afrim Hasani,
Paraqitja në 6 emisioneve në RTK e në shumë TV Tjera shqiptare e gjermane , gazeta e radio që pasqyrojnë punën e shoqatës Mërgimtari dhe te prindërve e sidomos të mësuesit ishte pasqyra më e pastërt që mundë të shiqoje dhe të vlerësoje punën e kësaj Shoqate kombëtare.
Puna e mësues Afrimit u mirëprit shumë me paraqitjet e fëmijëve të shoqatës në Berlin, Sigen, Grëmitz, Hannover , në Suedi në Kopenhag në dy Festivale ku ende sot flitet për një paraqitje fenomenale por mbi të gjitha paraqitja e kenges dhe valles shqipe mu ne qendër të qytetit Kiel vitin që e lam pas ishte diqka që bëri jehon tek pala gjermane sepse u shpalosen vlerat e mirëfillte shqipe .
Në punën e tijë mësuesi e ka përkrahjen e prindërve dhe të rinis ,
Andaj vlera më e madhe kombëtare në diasporë është ruajtja nga Asimilimi dh ky është ai që së bashku mq shoqatën Mërgimtari bëjnë të pa mundurën,
Kjo shoqat punon me moton
Të Lindësh Shqiptar është Fat
Të jetosh shqiptar është virtyt
Të vdesish shqiptarë është Krenari

Mos harroni me 15.02.2014 nga Ora 19.00 në Sallën e mrekullueshme aty ku figurat më eminente botërore dhan program aty takohen Mërgimtarët bëhu edhe ti pjes e këtij evenimenti dhe vërtetohu me punën e Mësues Afrimit dhe Shoqatës Mërgimtari nga Kieli

Pra mirë se vini në Halle 400 ne Kiel me 15.02.2014 nga Ora 19.00
Ju mirëpret Stafi i Shoqatës

Author: admin