EDHE DY LIBRA NGA KRIJUESET SHQIPTARE NË ITALI

Ballinat librave: JAM UNË FJALA IME & PËRMALLJE

foto liber
Është vlerësim i pakontestueshëm, se shqiptaret kudo që janë, në atdhe apo të shpërndarë gjithë andej rruzullit tokësorë e gjejnë veten në forma dhe mënyra të mundshme, nga format e thjeshta e deri te ato intelektuale e shkencore.
Këto ditë (mini)biblioteka ime u pasurua edhe me dy libra të rinj poetik, autore e të cila ve janë dy krijueset shqiptare që jetojnë e veprojnë në Itali. Është fjala për krijueset Leonora Buçinca-Bungu, nga Drenasi i Drenicës me përmbledhjen poetike JAM UNË FJALA IME, botuar nga Shtëpia Botuese NOSITI, Prishtinë, me redaktor Abdullah Konushevci, dhe Merita Berdica-Kastrati, me përmbledhjen poetike PËRMALLJE, botuar nga Shtëpia Botuese CAMAJ-PIPAJ , Shkodër, me redaktor Hasan Lekaj.
Vetë titulli i këtyre librave poetikë, jep me kuptua përmbajtjen dhe domethënien e ndjenjave shpirtërore, emocionale, intelektuale,… të shprehura përmes krijimeve poetike, që lexuesi do t’i lexojë me një interesim të veçantë, duke i vlerësuar si krijuese të dëshmuara. Të dy autoret, edhe pse i kanë librat e parë, për lexuesit e fjalës shqipe nuk janë të pa njohura, sepse Leonora Buçinca, është edhe gazetare, moderator, përkthyese, luftëtare e ditëve të para të luftës së lavdishme të UÇK-së, që aktualisht jeton me familje në Trieste(It). Gjithashtu edhe Merita Berdica, është mësuese e gjuhës shqipe, me një përvojë të gjatë të profesionit ne Shkodër, por edhe këtu në Itali në Shkollën Shqipe të Bassanos, e mbi të gjitha një krijuese e lindur me pasione dhe emocione të veçanta për atdheun e veçenarisht Shkodrën. Znj. Merita, aktualisht jeton me familje në Bassano del Grappa(It).

Në pas thënien e librit poetik JAM UNË FJALA IME, autorja Leonora Buçinca-Bungu, shprehet:

foto liber 2
“Libri i kushtohet disa njerëzve që në jetën time kanë rëndësi të veçantë. Që më deshën ashtu si isha, pa kërkuar të ndërrojnë asgjë në mua, me të mirat dhe të këqijat që kisha.
Atyre që ma falën jetën. Dy prindërve të mi, babait tim të ndjerë që gjithherë afër e kam, Avdyl Fejzullahu-Buçinca dhe nënës së dashur që sakrifikoi shumë për ne fëmijët, Halide Qyqalla-Buçinca.
Atij që ia fala jetën. Fëmijës tim të vetëm, Eros Bungu.
Atij që i dha kuptime jetës sime. Bashkëshortit, Avni Bungu, dhe
Atij që më mësoi të takohem me vete – jetën. Mësuesit tim të parë të gjuhës shqipe, që për mua është emër i shenjtë, Isuf Sahiti”.

foto liber 3

Ndërkaq, në parathënien e librit poetik PËRMALLJE, autorja Merita Berdica-Kastrati, shprehet:
“Kujtimet nuk më ngjallin trishtim. Ato më japin ushqimin e një vërtetësie reale. Kur i shikoj, unë ndjej vetëm kënaqësi të qetë dhe ëmbëlsi, që akoma më kanë mbetur në qelizat e mia të të shijuarit. Kështu që, nuk kam se si të sillem keq me to, pavarësisht se më kanë shkaktuar edhe dhimbje, trishtime, lodhje, mundime, gëzime,…Ato, për mua, do të mbeten gjithmonë pjesë e një kontributi, që të mos gaboj në ndërtimin e së ardhmes dhe leksione të pa shkruara për dy pasuritë e mia(fëmijët) Sabina dhe Joni”.

Promovimi i këtyre dy librave në Itali(në Trieste dhe Bassano del Grappa) , do të bëhet në mars për nder të festave të marsit, ku edhe do të bëhen njoftime paraprake, e më pas për opinionin dhe lexuesit e fjalës së bukur artistike do te publikohen mendimet dhe analizat e lexuesve e kritikëve letrar.
Beqir M. Cikaqi, Treviso (Itali).