Si të fitosh mbi frikën? Duke i parë në ëndërr

Pothuajse çdokush ka frikë nga një gjë apo diçka! E keni pyetur veten disa herë se si mund të shpëtoni prej saj, por vështirë se keni gjetur një përgjigje! Ja se çfarë thotë një studim i fundit, i cili do t’ju ndihmojë për këtë…

Frika e natyrave të ndryshme dynden çdo ditë në mendjet tona dhe në situata të caktuara na e kushtëzojnë jetën. Si mund t’i luftojmë dhe mbi të gjitha të fitojmë mbi to? Një përgjigje vjen nga një studim i Northwestern Medicine, nëpërmjet të cilit shkencëtarët për herë të parë në historinë e shkencës kanë manipuluar kujtesën emocionale gjatë gjumit.

Terapia e ekspozimit

Zbulimi potencialisht ofron një mënyrë të re për të bërë trajtim tipik ditor të fobive të terapisë përmes ekspozimit, me shtimin e një komponenti argëtues. Terapia e ekspozimit është një trajtim i zakonshëm për fobinë dhe përfshin ekspozimin gradual në një objekt apo në një situatë frike, deri sa frika shuhet apo hiqet. Do të ishte mirë që ato gjëra që ju frikësojnë, t’i shihnit në ëndërr gjatë gjumit dhe më pas t’i lidhnit ato me një aromë të veçantë. Ja se si:

Asociacioni i shokut dhe i imazheve

Në studim, hulumtuesit kanë simuluar një situatë shoku te 15 njerëz që iu nënshtruan eksperimentit, panë dy fytyra të tronditura. Gjatë këtyre vizioneve janë sprucuar dy deodorantë të ndryshëm, kështu që fytyra dhe era u “lidh” me frikën. Më pas, një subjekti të fjetur (një personi në gjumë), një nga dy deodorantët iu sprucua përsëri, por në mungesë të fytyrave dhe të tronditjeve të lidhur me të. Kjo ndodhi gjatë gjumit me valë të ngadaltë, kur zhvillohet kujtesa e njerëzve përmes përpunimit të ngjarjeve dhe imazheve të krijuara gjatë ditës. “Gjumi është shumë i rëndësishëm për forcimin e kujtimeve të reja”, ka thënë Katherine Hauner, një studiuese në Institutin e Rehabilitimit të Çikagos.

Pas gjumit, frika ishte më e vogël

Kur subjektet u zgjuan, atyre iu dhanë për të parë sërish fytyrat e tmerruara, si dhe deodoranti përkatës. Kur panë fytyrën të lidhur me aromën me të cilën ishin spërkatur gjatë gjumit, reagimet e tyre të frikës ishin më të ulëta.

Dy lloje të matjes së frikës

Frika është matur në dy mënyra: nëpërmjet sasisë së vogël të djersës në lëkurë, e ngjashme me një test të detektorit të gënjeshtrave (apo makinës së gënjeshtrave), dhe përmes neuroimaging (neuroimazheve), me rezonancë magnetike funksionale. Rezultatet e rezonancës kanë treguar ndryshime në rajonet e lidhura me kujtesën, të tilla si hipokampus, dhe ndryshime në modelet e aktivitetit të trurit në regjionet e lidhura me emocionet, të tilla si amigdala. Këto ndryshime të trurit reflektojnë një rënie të reaktivitetit specifik për imazhin e synuar të lidhur me aromën në fazën e gjumit.

Çfarë është frika?

Frika është reagim emocional i fuqishëm përballë perceptimit të një rreziku të vërtetë objektivisht apo imagjinar. Është një ndjenjë shqetësimi e thellë kur jemi përpara një rreziku që na kanoset drejtpërdrejt apo përpara një rreziku të ardhshëm. Frika, zakonisht, është e lidhur me sjelljet specifike të ikjes dhe shmangies, ndërsa ankthi është rezultat i kërcënimeve që janë perceptuar si të pakontrollueshëm ose të pashmangshëm. Vlen të përmendet se frika shoqëron ngjarjet e ardhshme, të tilla si një përkeqësim të një situate, apo vazhdimi i një situate që është e papranueshme. Frika mund të jetë gjithashtu një reagim i menjëhershëm për diçka e cila ndodh aktualisht. Të gjithë njerëzit kanë një përgjigje instinktive ndaj një rreziku potencial, i cili në fakt është i rëndësishëm për mbijetesën e të gjitha llojeve. Reagimet e nxjerra nga frika shihen nëpërmjet avantazheve në evolucion. Frika mund të jetë një faktor, i cili mund të manipulojë dhe kontrollojë jetën e një individi.

 

Author: admin