TAKIMI I BASHKËATDHETARËVE ME DELEGACIONIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË TREVIZO ME 13 PRILL 2013

Dr.Gëzim MUÇOLLI :

TAKIMI I BASHKËATDHETARËVE ME DELEGACIONIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË TREVIZO ME 13 PRILL 2013

Mërgata kosovare e cila ka më shumë se dy dekada jeton dhe vepron në gadishullin Appenin mbajti një takim të rëndësishëm në Trevizo të shtunën e kaluar me 13 prill 2013. Në Sallën e madhe të sindikatës CGIL ,nikoqiri i mbrëmjes Shoqata Kulturore “ILIRIA” e Trevizos ofroi gjithë kapacitetet e veta organizative dhe intelektuale duke mirëpritur delegacionin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë të prirë nga Konsulli zotëri Petrit Prekazi.

Ky tubim i qytetarëve kosovarë u thirr në kuadër të vazhdimit të konsultimeve publike të Ministrisë së Diasporës të Qeverisë së Kosovës për Konceptin e Projektstrategjisë për Diasporën dhe Mërgatën në periudhën 5 vjeçare 2013-2018,.
Nga Prishtina kishte ardhur delegacioni i përbërë nga :
– Mentor Borovci, drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrin e Diasporës,
– Ruzhdi Halili, zyrtar në zyren e Kreministrit – Zyra për Planifikm Strategjik,dhe
– Avni Dervishi, këshilltar i Kombëve të Bashkuara, në Programin për zhvillim.

Këtë takim e hapi kryetaria e Shoqatës ILIRIA, dott.ssa Ermira Zhuri, ndërsa e drejtoi zotëri Xhafer Berisha- koordinator i organizimeve të komunitetit shqiptar në Itali, që jeton në Firence.

Z. Berisha pasi falenderoi nikoqirët për kushtet e krijuara, si zërimin, monitorin,mikrofoni lëvizës, si dhe simbolet kombëtare e shtetërore të Republikës së Kosovës të vendosur në pjesen e dukshme e vende të duhura ofroi qindra kopje të dokumentit që u shpërndajtën për të pranishmit. Fjalë mirnjohjeje në adresë të organizatorëve dhe pjesëmarrësve të ardhur nga regjionet e ndryshme të Italisë adresuan edhe qeveritaret e personalitetet tjera që ishin prezent.

Pas diskutimeve në të cilat Konzulli dhe delegazioni institucional shtjelluan temën bosht rreth objektivave të Konceptit mbi Diasporën dhe Mërgatën ,ishte dita ,vendi, mënyra dhe njerëzit e duhur për të bërë pyetje dhe gjetur përgjigjje për të gjitha preokupimet e mërgatës kosovare, sidomos lidhur me problemet e atyre që jetojnë në Republikën e Italisë.
Me diskutimet e tyre u paraqitën bashkatdhetarë të shumtë që kishin ardhur nga komuniteti shqiptar i Provincës së Trevizos i cili është më i madhi në Italinë e veriut po edhe nga anë tjera si Padova,Trieste,Firence,Venezia,Belluno, Bassano,Bolzano,Udine,etj.
Pas diskutimit të zgjeruar të Prof. Beqir Cikaqi i cili paraqiti vërejtje dhe propozime të shumta lidhur me temën,vargu i bashkëatdhetarëve që diskutuan ishte i gjatë dhe kishte përfaqësim nga të gjitha trevat etnie shqiptare.

u1_Cikaqi1

Ishte emocionuese dhe përmbajtësore paraqitja e veprimtares së shquar dhe humanistes nga Triestja , znj. Vitore Stefa-Leka, pastaj diskutimet e mësuesve nga Shkolla shqipe e Bassanos Ragip Thaçi e Merita Bërdica .

Kontribut të fuqishëm dhanë me pjesբmarrje në diskutim edhe Dr.Gëzim Muçolli nga Padova, veprimtari i devotshëm Hamit Kurti ,Behxhet Bytyqi, Selim Musaj,Florim Zeqa si dhe bashkatdhetarët nga Shoqata Kosova e Bolzanos.

Pos tjerash interesim të madh zgjoi edhe tema e përhapjes së punës arsimore në gjuhën amtare me fëmijët shqiptarë në Itali , njohjes së sigurimeve të ndërsjella mes Italisë dhe Republikës së Kosovës,pastaj njohjes së patente-shoferave kosovare në Itali , përfaqësimit direkt të mërgatës nëpërmjet deputetëve nga diaspora në Parlamentin e Kosovës si dhe mundësive të investimeve dhe hapjes së veprimtarive prodhuese e komerciale në vendlindje.

u1_Cikaqi2

Kurse theks i veçantë iu kushtua kërkesës së përhershme të bashkatdhetarëve tanë në Itali për hapjen e një Konzullate të Kosovës në Trevizo si dhe hapjes së një Qendre Kulturore në Firenze.

Qytetarët u ndanë nga ky takim me përshtypjet më të mira të bindur se me bashkëveprim të ndërsjellë do të arrihen rezultate konkrete si dhe shembuj të përparuar të integrimit në shoqërinë italiane duke ruajtur gjuhën dhe kulturën e vendit nga i cili kanë ardhur dhe të cilit duan ti kontribuojnë edhe në këtë kohë krize globale.

Author: admin