Konsumimi i vezëve nuk ndikon në nivelin e kolesterolit në gjak

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i vezëve nuk ndikon në nivelin e kolesterolit në gjak, që lidhet me rritjen e rrezikut për sulm në zemër ose në tru.

Të verdhat e vezëve njihen për përmbajtjen e lartë të kolesterolit, por, një studim i para pak kohësh ka zbuluar që konsumimi i vezëve nuk ndikon në nivelin e kolesterolit në gjak, gjë që është vërtetuar duke u bazuar në 115 raste. Për më tepër, edhe një studim tjetër ka zbuluar që vezët rrisin nivelin e “HDL”-së, të ashtuquajturit kolesterol të mirë.

“Ekzistojnë probleme shumë më të mëdha me të ushqyerit e njerëzve modernë, sesa që janë vezët”, thuhet në raportin e dhënë nga Universiteti i Kolumbisë. “Nuk ka të dhëna të cilat zbulojnë se njerëzit do të duhej që të brengosen për shkak të konsumimit të vezëve. Problem i vërtetë janë ushqimet e përpunuara”.

Gjithashtu ekzistojnë disa specifika ushqyese të të verdhave të vezëve, të cilat janë treguar të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë edhe holinë, substancë kimike anë e mirë e së cilës është, lumturia. ë fakt kjo substancë në organizëm shndërrohet në betan dhe ndihmon në sekretimin e hormoneve të lumturisë, serotonina, dopomina, norepinefrina

Author: admin