Çamët, paralajmërojnë protestë të enjten

Anullimi i mbledhjes se komisionit te jashtem parlamentar qe ishte parashikuar qe kete te marte te vijonte me shqyrtimin e rezolutes se Pdiu-se per shoqata Çamëria eshte zhvillim shqetesues.
Zvarritja dhe heshtja per rezoluten nga ana e politikes per shoqaten Cameria dhe Partise per drejtesi unitet dhe integrim eshte arsyeja perse do te protesojne diten e enjte perpara parlamentit.
“Ndonëse ishte paralajmëruar, po shohim me shqetësim faktin që komisioni i jashtëm nuk po mblidhet sot dhe njëri prej relatorëve është izoluar në fshatrat e zonës së tij elektorale për fushatë. Kjo zvarritje e pajustifikuar nuk mund të pranohet nga asnjë shqiptar. Për këtë arsye, Shoqata Çamëria dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët ditën e enjte në orën 11 përpara parlamentit për të protestuar në mbështetje të miratimit të rezolutës. ne do të tregojmë se rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame ka mbështetjen e të gjithë kombit, e si pasojë zvarritja taktike e saj, nuk i shërben askujt”.

Author: admin