FCC do të studiojë efektet në shëndet të rrezatimit të celularëve

Rregullatorët janë duke u interesuar në rritjen e mbrojtjes së njerëzve nga radio frekuencat e lëshuara nga telefonat celularë dhe pajisjet e tjera pa kabllo.

Komisioni Federal për Komunikim në SHBA tha të premten që ishte duke kërkuar komente nga agjenci të tjera dhe ekspertë të shëndetit nëse duhet të përmirësojë standardet e veta në lidhje me kufizimin e ekspozimit ndaj fushave elektromagnetike të telefonave, veçanërisht kur përdoren për fëmijët.

Agjencia së fundi kishte rishikuar këto standarde në vitin 1996.

Zyrtarët thanë që nuk kishin arsye që të besojnë se standardet e tanishme ishin jo të përshtatshme dhe e quajtën këtë veprim rishikues, që ishte lajmëruar në dokumentet e postuara online gjatë ditës së premte, si një shqyrtim i zakonshëm.

Shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje që të përcaktojnë nëse radio valët e lëshuara nga pajisjet mobile janë të dëmshme.

Por studimet vazhdojnë teksa përdorimi i këtyre pajisjeve vazhdon të shënoj ngritje.

Author: admin