Rovena Stefa: “Arkiva Shqip po vjedh këngëtarët”

Këngëtarja e njohur shqiptare, një nga më të klikuarat në internet ka reaguar në rrjetin social facebook ku kontretisht ka shkruar kështu: “Kolegët e mi këngëtarë, ruajuni nga Arkiva Shqip! Ky mashtrues i madh mban me dhunë të drejtat e këngëve tona në youtube! Ai na vjedh duke shfrytëzuar mundin tonë shumë vjeçar, këngët dhe videot tona në Youtube duke fituar të ardhurat tona. Që të shkëputesh nga Arkiva Shqip duhet të marrësh avokat gjerman, i cili të kushton më së paku 10000 euro, që të gjithë ne e dimë se është e papërballueshme për artistët shqiptarë. Pra Aldor Nini, duke shfrytëzuar emrin e motrës së tij Enxhi Nini, këngëtare dikur në Shqipëri, i ka bërë lidhjet me artistët, të cilët kanë nënshkruar nën mirëbesim. Aldor Nini vazhdon të sulmojë artistët shqiptarë edhe përmes emisionit “Thumb” në Youtube dhe dy marionetave naive por të etura për famë, Fatma e Aulona që po “kakarisin” emrat e të gjithë këngëtareve më të famshëm sepse e dinë se shikimet e emisionit do t’u paguajnë atë pak rrogë që marrin. Dhe Aldor mashtruesi i përdor mjaft mirë këto 2 palaço ( pikërisht se ku e dëgjova këtë fjalë këto ditë që ishte përdorur nga i njëjti klan për të sharë të gjithë ne këngëtarët) për të mbajtur peng artistët shqiptarë! Prandaj të dashur kolegë, mos firmosni letra nga Arkiva Shqip, ato janë letrat e vjedhjes masive, ato janë letrat e burgut tonë! Ndërsa në fund këngëtarja e ka mbyllur kështu: “Më falni ju miqtë e mi që po ju shqetësoj me këtë deklaratë, por sot e shoh si mënyrën më të drejtë për të shprehur pa deformime të vërtetën!”. / M.GJ. /

Author: admin