Emision “Më afër”Ne Radio Kosova Bashk me Radio Zeri Ilirides

Të premten më 15 shkurt 2013 në emisionin “Më afër” të radio Kosovës, do të trajtohet tema: ROLI DHE FUNKSIONI I SHËRBIMEVE KONSULLORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Mysafire në studio: Jetmira Bërdynaj, drejtoreshë e Departamentit për Çështje Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Gjatë dy orëve sa do të jeni në shoqëri me ne, do t’ju njohim edhe me informacione lidhur me mërgatën dhe për aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj jave.
Emisioni do të shoqërohet edhe me muzikë të zgjedhur.

Emisioni është i drejtpërdrejtë dhe mendimet apo pyetjet tuaja mund t’i parashtroni nëpërmjet telefonave kujdestar 242 205 dhe 240 565. Numri hyrës për Prishtinën është 038.

-Gjithashtu mendimet tuaja mund t’i parashtroni edhe përmes porosive të shkruara në numrin e celularit 044 800 123;
-nëpërmjet postës sonë elektronike meafer@rtklive.com
-si dhe nëpërmjet grupit tonë në facebook: emisioni “Më afër” i radio Kosovës.

Emisionin mund ta ndiqni edhe nëpërmjet valëve të radios “Zëri i Iliridës” me seli në Itali.

Author: admin