SHTATË VJET PA ISH-PRESIDENTIN RUGOVA

Sot mbushen 7 vjet nga vdekja e ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova

Prishtinë- Në përkujtim të tij, sot përfaqësues të institucioneve dhe partive politike do të bëjnë homazhe pranë varrit të tij në Velani si dhe janë paralajmëruar të mbahen dy  akademi përkujtimore,  njëra e organizuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila do të mbahet në orën 11:00 dhe tjetra nga Lidhja  Demokratike e Kosovës, e cila do të mbahet në orën 13:00.

Author: admin