Për të gjithë shqiptarët, nesër mbushen plotë 20 vjetë nga referendumi për Autonomi Politiko-teritoriale të Shqiptarëve të Maqedonisë.

Sekretari shtetëror i Republikës së ILIRIDËS ,
– Gostivar
Selam Elmazi
Për të gjithë shqiptarët, nesër mbushen plotë 20 vjetë nga referendumi për Autonomi Politiko-teritoriale të Shqiptarëve të Maqedonisë. Për këtë rikujtoj të gjithë shqiptarët se kjo ishte një rrugë e vetme e shqiptarëve të Maqedonisë / Iliridës / , për liri dhe barazi, të jetojnë si njerëz e jo si njerëz të dorës së dytë.
Këtë mjerishtë te gjitha partitë politike po na i servojnë që të jemi ne gjumë, të mos përkrahim federalizimin e Republikës së Maqedonisë mes shqiptarëve dhe Maqedonasve , kjo iniciativë e omdnj ILIRIDA – Gostivar, ku nëpërmjet anketës së vet mbledh nënshkrime për federalizim të Republikës së Maqedonisë.
Për këtë rast, i ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë në Republikën e Maqedonisë që masovikishtë ta përkrahin këtë iniciativë dhe ta përkrahin dhe të ndihmojnë në mbledhjen e nënshkrimeve për këtë qëllim.
Me këtë do të plotësojmë nderin tonë , ardhmërinë tonë dhe të fëmijve tanë.
Ti nderojmë të gjithë ata që e nisën këtë iniciativë, të nderojmë vetveten, ardhmërinë tonë, krenarinë tonë.

Author: admin