Cudia: “I mbijetoi bombës në Irak, vdes pasi rrëshqiti në akull”

Historia e një marinsi amerikan, mahniti botën kur I shpëtoi një bombe në vitin 2004. Ishin Krishtlindje kur marinsit Tyler Ziegel, 30 vjeç iu copëtuan fytyra dhe krahu I majtë megjithatë ai arriti të mbijetonte. Pas 40 operacionesh, në vitin 2006 ai u martua me të dashurën e gjimnazit dhe fotoja e tyre e martesës u bë simbol për shpresë pasi u pa nga miliona njerëz në mbarë botën.

Megjithatë nuk ishte e thënë që ai të jetonte I lumtur. Në vitin 2008 ai u nda nga gruaja ndërsa tashmë, thuajse tetë vjet pas plagosjes së rëndë, ai ka humbur jetën në qytetin e lindjes Metamora ngaqë i rrëshqiti këmba në akull.

Në luftën e Irakut humbën jetën 4474 ushtarë amerikanë ndërsa me shumë se 30 mijë të tjerë u plagosën.