Arma e mençur të cilën nuk mund ta përdorin njerëzit e gabuar

Ideja për armën e sigurt ndoshta tingëllon si paradoks, sepse arma është e dizajnuar të vrasë. Megjithatë, aktualisht ekziston teknologjia e cila në mënyrë të konsiderueshme mund të reduktojë numrin e vrasjeve me armët e zjarrit.

Biometrika dhe shabllonet e përdorimit mund ta ndiejnë pronarin e vërtetë, të regjistruar të armës dhe t’ia lejojnë përdorimin vetëm atij. Një nga shembujt është edhe iGun, i cili nuk mund të përdoret nëse personi i cili e përdorë nuk e mban unazën me çip i cili aktivizon armën. Megjithatë kjo teknologji nuk mund të gjendet në shumë ekzemplarë të armëve që shiten tani për tani.

“Industria e armatimit nuk dëshiron të prodhojë armë të mençura, nuk shohin profit në këtë gjë. Po ashtu as qeveria nuk dëshiron të marrë kurrfarë iniciative për nxjerrjen e ligjeve për armatimin e mençur”, thotë Robert J. Spitzer, profesor i shkencave politike në Universitetin Cortland në New York.

Në kohën e sotme, ku dyert e shtëpisë hapen me telefon dhe kur ekzistojnë edhe automobila që menaxhojnë veten, prodhimi i armëve të mençura, të cilat mund të përdoren vetëm nga shfrytëzuesit e regjistruar po ashtu është i mundshëm.

“Këto opsione të sigurisë ekzistojnë sot. Kjo nuk është diçka që mund të shihet vetëm në filmat vizatimor. Por mbështetësit e përdorimit të armëve janë kundër këtyre teknologjive, sepse shumë armë nuk shiten në shitoret e armëve, por në kanale private”, ka thënë Spitzer.

Kompania irlandeze TriggerSmart tashmë ka filluar prodhimin e armëve, përdorimi i të cilave mund të bllokohet me pajisje të caktuara, të cilat mund të vendosen në shkolla. Robert McNamara, themeluesi i kompanisë, tashmë një kohë të gjatë tenton t’i bindë prodhuesit e armëve të fillojnë të përdorin teknologjinë e tij ose të ngjashme. Megjithatë, ende nuk ka hasur në mirëkuptim.

Author: admin