EMRI I MILLOSH NIKOLLË KOPILIQIT NË BURIME OSMANE E EVROPIANE

Prof. Dr. Muhamet Pirriku

Në burimet për “Betejën e imagjinuar të vitit 1389, në rrjedhë të kohës është projektuar edhe rolin i fisnikut drenicas, Millosh Nikollë Kopiliqit si vrasës i Sulltan Muratit të Parë i vrarë nga i biri për pushtet, Sulltan Bajaziti i Parë, vrasës edhe i të vëllait, Jakupit,i Millosh Nikollës e i të disa besnikëve të tjerë të Sulltan Muratit.

Përnjëherë duhet të qartësojmë faktin se ajo që u fut në histori si “Betejë të Kosovës, ishte një komplot për pushtet i Bajazitit dhe i Vuk Brankoviq, kurse fisniku drenicas Millosh Nikolla, i lindur në Kopiliqin e Epërm, e si burrë i vendosur në Kopiliqin e Poshtëm, ku bëri pasuri dhe emër, ishte denoncues i komplotit para iliro- vllahut përlepnicas Knez Llazarit e Sulltan Muratit.
Dritën e gjelbër për ekzistimin e komplotit ushtarak në taborin e Sulltan Muratit, pikërisht për vrasjen e Sulltan Muratit e, Jakubt, nga Sulltan Bajaziti e dha Azis Ardäshira,më 1398 .
Dita e flijimit të Sulltan Muratit dhe e Llazari më besnikët e tyre, si edhe e Milloshit nuk dihet, së këndejmi në monumentin që sot po e përurojmë për datë të vrasjes së Fisnikut Millosh Nikollë Kopiliqit është skalitur data: “Verë 1389”.
Vërtet “Vidovdani” ruso- serb është imagjinatë me bisht. Të nisemi nga Fermani i Bajazitit ” – dërguar nga Kosova kadiut të Bursës për varrosjen e kufomës së Muratit. Sipas këtij dokumenti, Sulltan Murati “u flijua për islamin, si plotësim i ëndrrës së tij”, “në mesin e muajit Shaban 791” të hixhrit. Muaji Shaban i viti 1389, filloi në ditën e hënë, më 26 korrik dhe kishte 29 ditë, pra përfundoi më 23 gusht.
Në Fermanin e Bajazitit për vrasës të Muratit shënohet emri: “Millosh Kopiliqi”, përkatësin etnike shqiptare të tij e ka pasur të qartë historiani frëng M.H.Lëmer, qysh më 1821.
Në kronikat e “Oborrit Osman”, në rrjedh të kohës,do të futën edhe emra simbolikë si:”Një i pafe”,Kyble,Kuble,kurse ”Millosh Nikolla e quajti Idris Bitllisi,më 1505,e pas tij Sadedin,më1575, e shumë të tjerë e quajtën: Bilesh, Millosh Kopile(a
Në urimet evropiane për imagjinatën “Betejën e Kosovës”: emrin e “vrasësit” të Muratit e gjejmë si: Melon, Meloen, Michel, Milish, Milesh, Bilesh e Millosh.
Lindja e varianteve sllave ballkanase lidhen me emrin e Mbreti i Bosnjës, Tvrtko, i cili nuk ka pasur informata të sakta për ”komplotin Bajazit-Brankoviq. Kjo dëshmohet edhe nga letra e Firences, më 20 tetor 1389, në të cilën nuk përmendej emri i “Bujarit që me shpatë e theri” Sulltan Muratin.
Kisha serbe e privilegjuar në Perandorinë Osmane Ndodhjen në Kosovë e përmendi vetëm rreth dy muaj e gjysmë pas ngjarjes. Realisht, Prifti Pahomije,me gjasë i kishës së Shën Onufrit të Shumicës, lokalitet në Shumadi, shkroi: “…Në këtë vit knez Lazarin e vranë turqit dhe Muratin serbët”.
Njëfarë burri fisnik” quhej vrasësi i Muratit nga Konstantin Filozofi në Biografinë e Stefan Lazarit , më 1431,si edhe në “Cetinski letopis” të viteve 1516-1572.
Vërtet, ndonëse kronikat osmane dhe evropiane deri në këtë kohë, emri i Millosh Nikollë Kopiliqit ishte fiksuar në disa trajta, serbo -kroatët si Vasilije. Petroviq, më 1754 ,mbiemrin e Milloshit e bëri Obiljeviq, kurse P.Gjulinac,më 1765 e ktheu në Obiliq, të cilin e preferoi kisha Ruse, Shënsaviane e Shënklimentiane.
Të kujtojmë edhe këtë fakt: Diçka para tetorit të vitit 1389 francezi Filip Meziere, administrator në Qipro, e informonte Francën se ngjarja ku u vra Murati me të birin -“së bashku me disa udhëheqës eminent turq” ndodhi “në pjesët e Shqipërisë”.
Vetëm historiani e athinas,Laonici Chalcondyle, para vitit 1435, vrasësit të imagjinuar të Sulltan Muratit ia atribuoi emrin në tre variantet: Milo, Miloen dhe Michale. Laonici do të bëhet me ndikim në historiografinë botërore.
Johan Duka më 14263 mbiemrin e Milloshit shënoi në variantet: Koblikio dhe Cobilichio“, kurse Jean Palerne i cili e vizitoi Dardaninë në vitet 90 të shek. XVI, e regjistroi kujtesën historike shqiptare për Skënderbeun dhe për Milo Komnenin si vrasës i Muratit.
Me ndikim të madh në literaturën historiografike evropiane do të bëhen vepra e Mavro Orbinit, e botuar më 1601 dhe e Petro Lukarit, e botuar më 1604. Këta i ndiqen kryesisht burimet evropiane,kurse historiani anglez Richard Knolles në veprën: botuar më 1610 i ndoqi edhe kronika osmane. Knollesin e ndoqi Joanne Cuspiniano më 1673.
Në epikën historike, në përrallat shqiptare dhe në onomastikën e vendlindjes së Millosh Kopiliqit, ekziston vetëm trajta e emrit Millosh.
Kjo diktoi faktin që në monumentin që po e përurojmë sot, të ruhet kujtesa historike shqiptare,për Millosh Kopiliqin historik.
Trajtat: Malash e Milush janë te reja, frutë i fantazisë liridashëse shqiptare të themi të kohës sonë.
Gati në fillim saktësuam se Millosh Nikolla u lind në Kopiliq të Epërm,ku u burrërua, kurse në Kopiliq të Poshtëm bëri emër. Onomastika e të dy fshatrave e ka ruajtur kujtimin për Fisnikun e saj, i cili para flijimit, thënë me fjalët e Idris Bitlisit “ishte i njohur me emrin Millosh Nikolla”
Në fshatin e lindjes 66 vjet pas vrasje së Milloshit ishte një Nikollë Dana dhe një Stanko Nikolla, pa dyshim të gjakut të Millosh Nikollës, të cilin pas flijimit shqiptarët, sipas traditës për mbiemër ia dhanë për mbiemrin emrin e fshati Kopiliq.
Të saktësojmë edhe këtë fakt: Millosh Nikolla e zhvilloi jetën në të dy Kopiliqet e sotme. Në Kopiliq të Epërm i pati tbanet e deleve. Kujtesa për këtë u ruajt në toponimi “Stanet e Milloshit“ dhe “Bunari i Milloshit. Në Kopiliq të Poshtëm një vend quhet “Vneshta” dhe konsiderohet se ishte e Milloshit. Këtu është toponimi “Te zidat e Milloshit”, quhet edhe “Kisha e Molloshit”.
Në afërsi, një vend quhet “Trojet e Milloshit”. Në “Trollin e Milloshit“, dhe në tokat e Millosh Nikollës në Kopiliq të Poshtëm, qëmoti është vëllazëria e Shaban Idrizëve, të ardhur nga Açareva.

Tashti duhet të saktësojmë këtë fakt: Jo larg “Trojeve të Milloshit”, pikërisht në “Livadhet rrutulleke, të cilat njihen edhe me emrin: “Joshe”, është në pus i papërdorshëm, të cilin populli e quan “Bunari i Milloshit”. Këtu, në vitin 1939, është nxjerrë një helmetë e madhe, të cilën vendësit e konsideronin për të Milloshit ,ose e Hyskut,njëri nga pasardhësit e largët, i cili e trashëgoi “Mullinin e Milloshit”,i njohur edhe me emrin “Mullini i Hyskut”.
Në fund të saktësojmë se:Kujtesën historike të populli, folklorin dhe burimet evropiane e osmane i kam hulumtuar nga fundi viteve të ’60-ta të shek. XX, thënë simbolikisht deri “Dje!”.
Vezionin e parë të dorëshkrimit, rreth 300 faqe A-4 të rrahura në makinë i formulova para 15 marsit të vit 1980, me dëshirë ta mbroja për tezë të doktoratës para Akademikut Aleks Buda- Ndera e kombit, i cili e vlerësoi nga 16 marsi deri më 14 prill 1980,- “si një të arritur shkencore multidisciplinore befasuese…”!
Universiteti i Prishtinës nuk lejoi mbrojtjen e kësaj teze, me arsyetimin :”Nuk guxojmë të prekim në një mit në të cilin mbështet ekzistimi i Kombit serb”. Mirëpo kurrë nuk i ndala hulumtimet,për të dëshmuar se “Lufta e Kosovës” nuk ka ndodhur,se ka ndodhur, se ka ndodhur komploti për pushtet Bajazit-Vuk Brankoviq.

Skenderaj-Kopiliq, 21 korrik 2012