Caji i bardhe, depozite antioksiduesish

Çaji i bardhë përftohet nga gjethet e bimës së çajit ashtu si çaji jeshil dhe ai i zi. Krahas përmbajtjes së lartë të antioksiduesve që luftojnë kancerin, është provuar se çaji i bardhë përmban dhe efekte rifreskuese të lëkurës.
Emrin çaj i bardhë e merr nga lulet e bardha gonxhe të bimës së çajit. Specialistët pohojnë se çaji i bardhë është çaji më cilësor dhe ai i cili përpunohet më pak në grupin e çajrave.

Në ngjyrën e tij nuk vihet re ndonjë ndryshim apo shndërrim për shkak të moskalimit në proçese si fermentim, pjekje, tharje. I njohur për veçoritë e tij mbrojtëse ndaj llojeve të kancerit çaji i bardhë me përmbajtjen e lartë të antioksiduesve është çaji më i veçantë në grupin e çajrave.

Krahas përmbajtjes së lartë të antioksiduesve është provuar se çaji i bardhë përmban dhe efekte rifreskuese të lëkurës të cilat ruajnë elasticitetin e saj. Bazuar në shkrime të ndryshme ai ndihmon në lehtësimin e atritit romatoid dhe shqetësimeve të sëmundjeve tjera.

Krahas kësaj bëhet e ditur se çaji i bardhë është shumë i dobishëm në kurimin e obezitetit apo problemeve të lidhura me të për shkak të veçorisë së tij të djegies së yndyrnave dhe ekuilibrimit të mesatares së yndyrës në trup.

Author: admin