Bajamet luftojne diabetin dhe ndihmojne zemren

Ndoshta kushtojnë, por kur bëhet fjalë për shëndetin, duhet shpenzuar gjithçka. Një studim i fundi ka zbuluar se bajamet ulin rrezikun e kolesterolit dhe prekjes nga diabeti dhe përmirëson shëndetin e zemrës.
Këto drithra të shijshme përmbajnë brenda tyre kalcium, vitaminën E, acidin folik, acidet yndyrore omega 3 dhe fibra bimore, të cilët mbajnë nivelin e kolesterolit konstant.

Ato shquhen për përmbajtje të lartë yndyre dhe kalorish, megjithatë hulumtimi tregon se ato mund të ulin e rrezikun e prekjes nga diabeti dhe më e veçanta akoma, rrisin elasticitetin e belit.

Faqja online “MayoClinic.com”, i rendit bajamet si ushqimin e pestë në listën e ushqimeve që kanë një nivel të ulët kolesteroli dhe që janë të pasura më acide yndyrore “polyunsaturated”, fibra bimore dhe sterole, të gjitha ndihmuese për të përmirësuar nivelin e kolesterolit.

Organizata Amerikane e Diabetit raporton mbi detajet e një studimi të kryer nga “Loma Linda University”, i cili tregonte se bajamet mund të rrisin ndjeshmërinë e insulinës dhe të ulin atë që quhet kolesterol i keq, gjithnjë kur ato konsumohen rregullisht.

Author: admin