Preshevari ndërton helikopter!

Të riut Qani Lutfiu nga Presheva i shkoi ndoresh të ndërtojë një helikopter të vogël. Qaniu ka mbaruar vetëm shkollën e mesme, gjimnazin “Skënderbeu”, por kjo nuk e pengoi që të konstruktojë helikopterin ”Made in Presheva”. Momentalisht, helikopteri është i paraparë vetëm për një individ, pra për pilotin, ndonëse ka mundësi për të bartë edhe peshë më të rëndë se vetëm një person. Helika e  këtij helikopteri bashkë me zbrazëtirën mes helikave është 4 metra e 30 centimetra, që arrin të bëjë 500 rrotullime në minutë, ndërsa e vogla tek bishti arrin që për një minutë të bëjë mbi 1 800 rrotullime, që i bie 30 rrotullime në sekondë. 

Deri në ditën kurë helikopteri të jetë i gatshëm të fluturojë, ai do të arrijë peshën 210 kg., kurse kostoja e përgjithshme e këtij projekti do të shkojë në disa dhjetëra mijë euro. Ketë punë e bëj nga vullneti dhe dëshira, duke vënë në test trurin dhe kapacitetin e njeriut. Sikur të kisha lekë ndoshta më herët e kisha bërë…por kështu dalë ngadalë me forcat e mia po ecën puna mbarë. Një traktor po e ndreqi, pak po dalin për familje pak për ndonjë pjesë të helikopterit dhe kështu gradualisht edhe ju kemi afruar fundit”, tha Qaniu për agjencinë Presheva jonë”. Ky i ri përplot vullnet dhe punëtor nuk e ka as zanatin e mekanikut, por ja, siç thotë populli, “çka ja sheh syri, ja punon dora” me një vullnet dhe pasion të madh ka nisur të realizojë projektin e tij.

-Deri më tani i kemi kryer punët kryesore dhe tash na kanë mbetur edhe ca të imta për ta ngritur në qiellin e Luginës së Preshevës helikopterin tonë, me të cilin jam duke u marr tash e 2 vjet …Kur po them tash e dy vjet, në fakt dy vjet s kam bërë punë intensive, por aty kam punuar herë pas here”, thotë ai, për të shtuar më pastaj se helikopteri i tij do të ngrihet në qiell diku deri në pranverë të vitit të ardhshëm.

Author: admin