Apple me MacBook te holle, 15 inch

Kohëve të fundit, Apple e ka freskuar linjën e saj të laptopëve MacBook Pro, duke shtuar procesor të ri, dhe jo shumë detaje në dizajnin e saj të jashtëm.

Mirëpo tani sipas disa raporteve mediale, thuhet se Apple është duke punuar në versionin e ri të MacBook Pro, i cili përveç karakteristikave teknike, do të ketë edhe një ndryshim radikal në dizajn.

Sipas faqes Macotakara, thuhet se Apple është duke e testuar versionin e ri të laptopit të saj të ri MacBook me 15 inç, i cili përveç ekranit LCD, do të vijë me një dizajn ultra të hollë, i cili me gjasë do të duket ngjashëm me MacBook Air, sa i përket “trashësisë” së pajisjes.

Edhe pse Apple ka vendosur që ta ri-dizajnojë tërë linjën e saj të laptopëve MacBook Pro, dyshohet se modeli i ardhshëm i laptopit të hollë me ekran 15 inç, megjithatë do t’i përkas linjës së MacBook Air, në vend të asaj MacBook Pro.

Author: admin