Ushtrimet e shkurta ruajnë zemrën

Shkencëtarët sugjerojnë se vetëm dy orë e gjysmë ushtrime mesatare fizike brenda javës mund të zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare.Janë analizuar të dhënat e 22 studimeve, të cilat kanë pasur të bëjnë me lidhjen ndërmjet ushtrimeve trupore dhe sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë edhe nëntë studime, të cilat kanë shqyrtuar se sa nga participantët merren me ushtrime.

Rezultatet kanë treguar se ushtrimet mesatare që zgjasin 150 minuta në javë, zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 14 për qind, ndërsa ushtrimet fizike që zgjasin 300 minuta në javë e zvogëlojnë këtë rrezik për 30 për qind, në raport me njerëzit që nuk janë aktivë fizikisht.

Aktiviteti mesatar fizik, përfshin ecjen e shpejtë, pastrimin intensiv (të themi të dritareve, me thithëse apo fshirje), kositjen e barit apo vozitjen e biçikletës.

Edhe pse rekomandohen më shumë ushtrime trupore, 150 minuta në javë duhet të jetë minimumi të cilin çdokush duhet t’ia kushtojë shëndetit të vet.

Author: admin