Tableti i Amazon, vjen javen tjeter

Për një kohë të gjatë është folur se Amazon do ta prodhojë tabletin e saj të parë në Android, ndërsa tani thuhet se dita e lansimit të këtij tableti është afruar dhe se ajo do të jetë data 28 shtator.

Për ta konfirmuar këtë, Amazon ka bërë thirrje për një konferencë për media e cila do të ndodhë gjatë javës së ardhshme, ku do ta lansojë Amazon Tablet, edhe pse bëhet e ditur se ky nuk do të jetë emri zyrtar i këtij tableti.

Për më tepër, para disa ditësh është thënë se Amazon është duke e promovuar edhe dyqanin e saj virtual të aplikacioneve, Amazon Appstore, me qëllim të tërheqjes së përdoruesve.

Për tu përgatitur për lansimin e tabletit të saj, kompania prodhuese së fundmi ka regjistruar domenin AmazonBoomerang.com, ndërsa kjo mund të nënkuptojë që tableti i Amazon do të quhet Boomerang.

Thashethemet të cilat lidhen me çmimin e tabletit, thonë se i njëjti do të kushtojë diku rreth 250 dollarë, ndërsa javën e ardhshme pritet të merren vesh të gjitha.

Author: admin