e-Mail, Një gabim mund të hedhë në erë

Një shkronjë e vetmë gabim, mund të çojë një mesazh shumë të rëndësishëm në duart e gabuara. Ky është konkluzioni i një grupi kërkuesish amerikanë që kanë zhvilluar një studim në SHBA.Sipas tyre ngjashmëritë e domaine-ve bëjnë që gabimet, ndonëse në dukje të pakta, të kenë kosto shumë të larta për kompani të ndryshme, apo qoftë edhe për individë. Në studimin e gjashtë muajve të dytë të vitit 2010, vetëm në SHBA, studiuesit kanë zbuluar të paktën 120 mijë mesazhe të dërguara në destinacionin e gabuar, që përbënin 20 GB material.

Ndër këto dokumente kishte emra, fjalëkalime dhe detaje e informacione të rëndësishme lidhur me firmat kryesore amerikane.

Author: admin