“Kanagjeqi” i Rovena Stefës, në Krujë

Rovena Stefa ka disa ditë që ka nisur xhirimet për këngën “Kanagjeqi”, këngë që bën pjesë në albumin e saj të ri.Sipas Rovenës videoklipi po xhirohet në Krujë, qytetin historik dhe shumë i dashur për të.Arsyeja përse kam vendosur të xhiroj në Krujë këtë videoklip është se kam dashur të sjell diçka të veçantë dhe të bukur për adhuruesit. Videoklipi i këngës ‘Kanagjeqi’ është duke u xhiruar në muret e vjetra të Kalasë së Krujës, qytetit tonë historik”.Jemi duke bërë një punë të madhe. Teksti i këngës përkon plotësisht me skenat xhiruese të klipit, andaj pres suksese në të”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Author: admin