Njoftim nga Unikomb-i

Nr.Prot. 2608/2011
UNIONI KOMBËTAR SHQIPTAR – UNIKOMB
NJOFTIM
Sot me datë 26 gusht 2011 në Malmö të Suedis, në praninë e një numri bashkëatdhetarësh u themelua dega e Unioni Kombëtar Shqiptar – UNIKOMB për qytetin e Malmös me rrethinë, dhe me këtë aktë themelim u zgjodhë edhe kryesia në krye me kryetarin e degës së UNIKOMB-it për Malmö z.Naim Brahimi.
Të pranishëm në këtë aktëthemelim ishte edhe Zëdhënësi i UNIKOMB-it z.Gani Abazi, dhe nënkryetari i degës së UNIKOMB-it për qytetin e Stockholmit z.Bashkim Hoti.
– Në fjalën e rastit kryetari i degës së UNIKOMB-it z.Naim Brahimi u zotua se në bashkëpunim të ngushtë edhe me degët tjera në shtetet skandinave dhe me kryesin e UNIKOMB-it, do të punojnë për zgjerimin e radhëve të anëtarsisë dhe drejtë qellimit sublimë që UNIKOMB-i ka marrë përgjegjësin mbi supët e veta deri në Ri-Bashkimin e trojeve shqiptare.
Gani Abazi
Zëdhënës i UNIKOMB-it
26 gusht 2011
Malmö – Suedi